E Enjte, 04.25.2024, 02:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Këshilli i Evropës: rëndësi e dorës së parë për bashkimin e Evropës
E Martë, 08.11.2009, 07:42am (GMT+1)

Nën drejtimin e Çërçillit përfaqësues nga 16 vende skicuan projektin e një bashkimi evropian

 

Në maj 1948, nën drejtimin e Çërçillit  u mblodhën në Hagë për një kongres evropian, përfaqësues nga 16 vende për të skicuar projektin e një bashkimi evropian. Qëllimi: krijimi i një bashkësie evropiane, i një mbledhjeje konsultative dhe një Gjykate Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Një vit më vonë, në maj 1949, u themelua në Londër Këshilli i Evropës. Ndër shtetet nënshkruese bënin pjesë Belgjika, Danimarka, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Suedia.

 

10 gusht 1949: në Strasburg hapet seanca e parë e Asamblesë Konsultative të Këshillit të Evropës

 

Francezi Edouard Herriot hapi më 10 gusht 1949 në Universitetin e Strasburgut seancën e parë të Asamblesë Konsultative të KE-së. Diplomati belg Paul Henri Spaak u zgjodh njëzëri si president i parë i kësaj asambleje. Spaak konsiderohej si një ndër arkitektët e bashkëpunimit evropian dhe transatlantik.

Përveç asamblesë konsultative, organi i dytë qendror i Këshillit të Evropës është Këshilli i Ministrave. Në të dërgohen si rregull ministrat e Jashtëm të secilit vend. Kryesia e Këshillit të Ministrave ndryshon në çdo gjashtë muaj. Aktualisht atë e kryeson Sllovenia.

 

Këshilli i Evropës mbështet të drejtat e njeriut, demokracinë pluraliste dhe shtetin juridik

 

Këshilli i Evropës kishte që në fillim detyrën që të nxiste bashkëpunimin evropian dhe sikurse thuhet në kartën e themelimit ai drejtohet prej "idealeve dhe parimeve të përbashkëta të bashkësisë së popujve evropianë." Ndër to bëjnë pjesë në radhë të parë bashkëekzistenca paqësore, mbështetja e të drejtave të njeriut, demokracia pluraliste dhe shteti i së drejtës.

Si institucioni i parë mbarëevropian, Këshilli i Evropës u konceptua si instrument për përpilimin e marrëveshjeve të përbashkëta në sektorët ekonomikë, ligjorë, socialë dhe kulturorë, si një platformë evropiane për shkëmbimin e mendimeve. Pikërëndesa e punës së Këshillit të Evropës është sot në fushën e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e proceseve të demokratizimit

 

KE u bë pas përfundimit të konfliktit Lindje-Perëndim një forum evropian gjithëpërfshirës

 

Këshilli i Evropës ishte motori i Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, nënshkruar në nëntor 1950.  KE duhet të përcaktonte gjithashtu edhe direktivat për një Evropë demokratike. Fillimisht një klub ekskluziv i demokracive evropiano-perëndimore, KE u bë pas përfundimit të konfliktit Lindje-Perëndim një forum evropian gjithëpërfshirës, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtetet evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë. Në KE kanë statusin e vëzhguesit edhe disa shtete jo-evropiane si Izraeli, Meksika dhe SHBA.

Themelimi  i KE para 60 vjetësh u bë me nismën e SHBA. Deri sot rëndësia e KE qëndron para së gjithash në strukturën e tij që përfshin të gjithë kontinentin. Kështu edhe pse ende deri sot jo anëtare e BE-së, Turqia është që në vitin 1949  anëtare e KE.

 

Pa Këshillin e Evropës lëvizja për bashkimin e Evropës as që mund të çohej nëpër mend

 

Këshilli i Evropës përdor të njëjtin flamur dhe himn si BE-ja - por de facto është BE- ai që i ka marrë ato prej Këshillit të Evropës. Por këto institucione nuk punojnë institucionalisht së bashku.

 

Këshilli i Evropës ka bashkëpunuar në ndryshimin e statusit të vendit të pushtuar për Gjermaninë

 

Pa Këshillin e Evropës lëvizja për bashkimin e Evropës as që mund të çohej nëpër mend. Një funksion tjetër i dikurshëm i kësaj organizate qe lidhja dhe afrimi i Gjermanisë në rendin evropian të pasluftës. Kështu

Këshilli i Evropës ka bashkëpunuar në ndryshimin e statusit të vendit të pushtuar për Gjermaninë. Njëkohësisht ai i ofroi Republikës Federale Gjermane, ende të re në moshë, një forum të parë ndërkombëtar. Aktualisht Këshilli i Evropës përfshin 47 vende. Anëtari më i ri është Republika e Malit të Zi. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Si u përvetësuan kishat ortodokse shqiptare nga ortodoksizmi në Maqedoni (08.10.2009)
Xhuda: Veriu - pak gjasa të kthehet nën qeverisjen e Kosovës (08.10.2009)
Marrëdhënie të rrezikshmeNga Franco Venturini (08.10.2009)
Kosova "shtet i papërfunduar" (08.10.2009)
Krimi i rëndë ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti (08.08.2009)
Nekibe Kelmendi: Hetimet e KE për trafik organesh, me prapavijë politike (08.07.2009)
Mesiç dënon mizoritë e luftërave ballkanike të viteve 90 (08.07.2009)
Gjermani: Kërkohet ribotimi i "Mein Kampf"-it (08.05.2009)
Ejal: Bild vuri në dukje problemin e vërtetë (08.05.2009)
Vrasje dhe tortura në Çeçeni - Politika e gabuar e Kremlinit në Kaukaz (08.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]