E Premte, 03.29.2024, 06:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Kruma, qyteti i vogël me investime të mëdha

Nga Riza Hoxha


E Martë, 08.11.2009, 08:21am (GMT+1)

 

I nxehti përvëlues dhe pluhuri janë shoqëruesit tanë gjatë gjithë rrugës prej 31 kilometrash nga Kukësi në Krumë, ndonëse në të dy anët e rrugës, pyjet ende ruajnë gjelbërimin. "Të themi të drejtën, sivjet vera ka qenë e mbarë, me diell të alternuar me shi. Si rrallë ndonjë vit tjetër, tani bën shumë nxehtë", thotë mësuesi Ismet Brasha. "Çfarë t'i bëjmë këtij pluhuri e rrugës së ngushtë me gjithë gropa", shton shofer Islami, teksa tregon se kush udhëton për herë të parë në këtë rrugë është mjaft i frikësuar. Në fakt, rruga e ngushtë që bie thikë në ujrat e liqenit, vetvetiu ngjall ndjenjën e frikës edhe pse në këtë rrugë që funksionon prej 25 vjetësh ka ndodhur vetëm një aksident. "Kjo është meritë e jona", thotë shoferi. Dhe biseda kështu vetiu shkon të punimet që sapo nisën një ditë më parë për ndërtimin e kësaj rruge ku për lotin e parë për rreth 6 kilometra qeveria ka akorduar rreth 240 milion lekë. Jo pak hasjanë nuk e kanë besuar deri dje se rruga jo vetëm do të zgjerohet e asfaltohet brenda një viti e gjysmë, por edhe do të shkurtohet, pasi në një segment do të jetë rrugë krejt e re që do të shkurtojë rreth 6 kilometra.

 

Patën dyshime ashtu si për rrugën e Qafë-Prushit, por tani e besojnë se jo vetëm rruga me Kukësin do të zgjerohet e asfaltohet, por edhe ajo me Bajram Currin. Atëherë edhe largimet nga kjo zonë në kërkim të një jete më të mirë do të minimizohen.

"Kush do ta ndërtojë jetën këtu, këtu duhet të rrijë, qeveria e ka për detyrë t'i ndihmojë që jeta e tyre të shkojë duke u përmirësuar", u shpreh dje kryeministri në përurimin e fillimit të punimeve në aksin rrugor Kukës -Krumë. Në qytetin e Krumës rrugët janë thuajse të boshatisura, ndonjë kalimtar lëviz duke ndjekur hijet e pemëve, apo nën çatitë e pallateve për t'i shpëtuar sado pak të nxehtit përvëlues. Megjithatë, në këtë qytet të vogël nuk është vështirë të takosh njërëzit që do. Bile pa përdorur fare telefonin.

 

Kruma i ngjan një kantieri ndërtimi

 

Kryetari i Bashkisë, Bardhyl Peka thotë se, Kruma i ngjan një kantieri ndërtimi, por rruga zë kryet e vendit. "Eshtë asfaltuar e zgjeruar rruga qafë Prush-Krumë, gjë që ka shtuar fluksin e kosovarëve që hyjnë në Shqipëri përmes Hasit. Por kur udhëtojnë nga Kruma në Kukës e kanë të madh zhgënjimin", tregon Bardhyli. Ndërsa, rikonstruksioni tërësor i rrugës Krumë-Qafë Prush ka mbaruar, tani po punohet në rehabilitimin tërësor të ujësjellësit të Krumës me fondin e buxhetit rreth 100 milion lekë, ndërtimin e tregut agroushqimor, është në përfundim tërësor ai i shkollës 9-vjeçare të qytetit, po kryhen punime për ndërtim trotuaresh në dy lagje të qytetit me një gjatësi prej rreth 400 metrash, rikonstruksioni i një godine publike ku do të ngrihet arkivi i Bashkisë. "Gjithë këto investime që po bëhen e kanë kthyer qytetin në një kantier ndërtimi", thotë Bardhyl Peka. Sipas tij, këto janë vetëm disa nga investimet kryesore që po kryhen këtë vit synojnë që Kruma të kthehet në një qytet evropian, siç është shprehur edhe kryeministri", shton ai. Kruma eshtë veçse një qytet i vogël, por edhe i ri me moshë 37- vjeçare, pasi në vitin 1972 u shpall qytet, ndërsa në 1992 u bë qendër administrative e rrethit të Hasit me 32 fshatra gjithsej.

 

Qyteti me shumë emigrantë

 

Kruma nuk mund të kuptohet pa djemtë e saj që i ka në emigracion, të cilët në një masë jo të vogël ndikojnë në rritjen e qytetarisë dhe të investimeve në qytet. Mjafton të shohësh lokalet luksoze, që një vizitori i ngjallin habi. Shumë prej tyre kanë ardhur me pushime këto ditë dhe dallojnë që janë emigrantë nga automjetet, por dhe sepse janë ata që paguajnë kryesisht në lokal sa herë takohen me shokët e fëmijërisë, apo të afërm të tyre. Hasjanët në emigracion janë vendosur kryesisht në Angli dhe jo pak prej tyre atje kanë krijuar edhe familje. Njëri prej tyre është Ylber Dema, ndër të parët që shkoi në Angli në vitin 1993. "Pas mbylljes së minierës e fabrikës së kromit, këtu ishte vështirë të jetohej, ndaj u detyruam të ikim në emigracion", tregon Ylberi që shton se tashmë atje ka ngritur jetën, ka familjen e punon në një supermarket mallrash ushqimore. "Këtu vij një herë në dy vjet, jo më shpesh", thotë Ylberi. Kruma me vetëm 4000 banorë si qytet e 7000 banorë si bashki (pasi në të përfshihen edhe 6 fshatra përreth qytetit), ka në emigracion rreth 1700 djem dhe ndihma që ata japin për familjet e tyre është e pazevendësueshme, edhe pse së fundi, ajo po vjen duke u tkurrur. Këtë e pohojnë edhe Agimi, Luani e Astriti, të tre emigrantë që kanë ardhur pranë familjeve dhe takohen çdo ditë të lokali "Dida".

 

Hasianët, optimistë të "pandreqshëm"

 

"Pavarësisht nga vështirësitë, hasianët mbeten "optimistë të pandreqshëm", thotë Bardhyli. Edhe pse gjysma e familjeve jetojnë më ndihmë ekonomike dhe papunësia është e lartë, lokalet e qytetit i gjen thuajse gjithë ditën plot. Nisur nga thirrja e kryeministrit për të mbjellë sa më shumë pemë se shteti do t'i ndihmojë, që tani kanë nisur bisedat për mundësitë që ata kanë për të shtuar numrin e rrënjëve në pemëtari, veçanërisht të kumbullës së zezë. "Për këtë fondet nuk kanë munguar, por duhet të përgatisin projektet", thotë drejtori i zyrës së bujqësisë së rrethit, Rifat Mulaj.

Ndërkohë, në anën veriore të qytetit përgjatë rrugës që shkon drejt Qafë-Prushit, vazhdojnë ndërtime banesash të reja, apo linja prodhimi të materialeve të ndërtimit. Secili sipas mundësive përpiqet të ngrejë një biznes, sado të vogël. "Biznes sa të mos i shtrij dorën kurkujt", thotë Resmi Peka, pronar i një lokali të vogël mjetesh shkollore.

 

Në vend të mbylljes

 

Kruma ka vetëm një vepër skulpturore, bustin e Bajram Currit të vendosur në qendër të qytetit, aty ku është tregu i lirë, i rrethuar nga tregtarët e vegjël . "Kur të ndërtohet tregu i lirë, në shtator, problemi do të zgjidhet përfundimisht", thotë kryetari i Bashkisë, Peka.

Për hasjanët, e para është rruga, ajo që i lidh me autostradën e përmes saj, me gjithë Shqipërinë. Puna sapo ka nisur, ndaj edhe bisedat këto ditë kanë në qendër rrugën. Më pas? "Investimet nuk do të ndalen këtu. Kemi edhe shumë punë për të bërë", thonë hasianët.

 

Riza Hoxha


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shtatorja e Leninit vret njeriun (08.11.2009)
Këshilli i Evropës: rëndësi e dorës së parë për bashkimin e Evropës (08.11.2009)
Si u përvetësuan kishat ortodokse shqiptare nga ortodoksizmi në Maqedoni (08.10.2009)
Xhuda: Veriu - pak gjasa të kthehet nën qeverisjen e Kosovës (08.10.2009)
Marrëdhënie të rrezikshmeNga Franco Venturini (08.10.2009)
Kosova "shtet i papërfunduar" (08.10.2009)
Krimi i rëndë ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti (08.08.2009)
Nekibe Kelmendi: Hetimet e KE për trafik organesh, me prapavijë politike (08.07.2009)
Mesiç dënon mizoritë e luftërave ballkanike të viteve 90 (08.07.2009)
Gjermani: Kërkohet ribotimi i "Mein Kampf"-it (08.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]