E Shtunë, 04.20.2024, 11:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Botohet për herë të parë i plotë libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman"


E Martë, 08.11.2009, 02:14pm (GMT+1)

 

 

 

Libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman", një botim origjinal turk në dy vëllime (1994 dhe 1998) që doli në qarkullim para pak kohësh mbulon periudhën nga themelimi i principatës osmane, deri në shpallje e Republikës së Turqisë. Këto vëllime u përkthyen dhe botuan në arabisht në vitin 1999, në anglisht në vitin 2002 dhe së fundmi, falë punës këmbëngulëse të AIITC, ky libër vjen edhe në gjuhën shqipe. Kështu, për herë të parë në gjuhën shqipe, pas suksesit të jashtëzakonshëm në vende të ndryshme të botës, vjen vepra "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman" në dy vëllime. Ky libër botohet nën përkujdesjen e veçantë të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) dhe hedh dritë plotësisht mbi historinë e Perandorisë Osmane. Të shkruash mbi historinë e një perandorie të madhe, e cila përmblodhi shumë shtete në qendër të tre kontinenteve dhe mbikqyri rrugët ndërkombëtare për më shumë se 500 vjet, është njësoj si të shkruash historinë e botës.

 

Libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman" është hartuar nga një grup historianësh turq, ku vlen të përmendësh disa nga emrat më të shquar të studimeve historike, si: Prof. dr. Ekmeleddin ?hsanoglu, Prof. dr. Feridun Emecen, Prof. dr. Mehmet Akif Aydin etj. dhe është përkthyer në gjuhën shqipe nga AIITC. Ky grup ekspertësh ka inspektuar arshivat e pasura në thellësi dhe ka nxjerrë në pah elementë të rinj të pikturës historike. Pa dyshim që kjo punë kolosale, ka regjistruar një hap shumë të rëndësishëm, që meriton vëmendjen e duhur nga lexuesit.

 

Autorët, për hartimin e librit, përdorën burimet e arkivave, kronikat osmane, studimet e historianëve bashkëkohorë, si dhe burimet perëndimore. Synimi i librit është prurja e një perspektive të re, duke u bazuar në informacion objektiv dhe të besueshëm nga kërkimet e fundit shkencore. Libri nuk përmban përafrimin klasik të kronologjisë në historiografi me përshkrimet e ngjarjeve gjatë sundimeve të sulltanëve. Përshkrimet jepen vetëm kur është e nevojshme. Gjithçka paraqitet në mënyrë analitike, në përpjekje për ta shpalosur të plotë subjektin dhe në të njëjtën kohë, për të përcaktuar lidhjen ndërmjet shkaqeve dhe pasojave të ngjarjeve politike. Nuk bëhet thjesht paraqitje faktesh, por qartësohen dhe shpjegohen me baza argumentuese institucionet e civilizimit osman, duke pasur si pikësynim përfshirjen e të gjithë Perandorisë Osmane, pa përjashtuar Anadollin, Rumelinë dhe Arabinë. Studiues të njohur, specialistë në fushat e tyre, shkruajnë artikuj në këtë libër. Secili nga këta kapituj mund të ishte një libër më vete. Gjithashtu, jepet ecuria e historiografisë dhe shpaloset realiteti osman në tërësi, sepse brenda çdo periudhe pasqyrohen pikëpamjet politike, shoqërore dhe shkencore. Shumë nga të dhënat dhe informacionet konkretizohen edhe me imazhe e miniatura, me qëllimin për të përcjellë sa më qartë përmasat e Perandorisë Osmane.

 

Përveç zhvillimeve politike, është trajtuar gjerësisht struktura sociale, ushtarake, studimore dhe e organizimit administrativ, por pa lënë mënjanë aspektin ekonomik, tregtinë dhe industrinë apo jetën shkencore dhe atë kulturore. Sigurisht, që për të shkruar historinë e një shteti që ka sunduar për më shumë se pesë shekuj dhe që bashkoi shumë shoqëri të ndryshme, duke respektuar kombësinë, besimin, kulturën dhe gjuhën, është nevojitur punë kërkimore shumë e gjerë dhe përpjekje të stërmëdha. Është pothuajse e pamundur që një person i vetëm të përfundojë një studim të këtyre përmasave, duke kërkuar burimet e rëndësishme osmane dhe perëndimore. Pa dashur të nënvlerësojmë përpjekjet individuale të historianëve të ndryshëm, theksojmë se libri i historisë osmane duhet shkruar nga një skuadër e organizuar dhe efektive, në vend të një individi të vetëm, i cili disponon mjete dhe mundësi të kufizuara.

 

Botimi origjinal turk u publikua në dy vëllime (1994 dhe 1998) dhe mbulon periudhën nga themelimi i principatës osmane deri në shpalljen e Republikës së Turqisë. Këto vëllime u përkthyen dhe botuan në arabisht në vitin 1999, në anglisht në vitin 2002 dhe së fundmi, falë punës këmbëngulëse të AIITC, ky libër vjen edhe në gjuhën shqipe. Së shpejti ky botim do të kristalizohet edhe në gjuhën ruse e boshnjake.

Vëllimi i parë trajton organizimin politik, historik, administrativ dhe ushtarak, si dhe sistemin ligjor, ekonominë, financën dhe strukturën sociale osmane. Ndërsa vëllimi i dytë i librit trajton jetën fetare, gjuhën së bashku me letërsinë, historinë e artit dhe arkitekturën, jetën intelektuale, arsimimin dhe fushën shkencore.

 

Kritika bashkëkohore ka shprehur vlerësim maksimal për nivelin e këtij libri, kjo vërtetohet edhe në pasthënien e përgatitur nga studiuesi Halil Inalxhik. Ky botim përmbush nevojën për kërkime të reja në historinë osmane, si dhe hap horizonte për studime të mëtejshme në këtë fushë. Gjithashtu, lexuesin e thjeshtë e pajis me fjalorin e plotë informues mbi shtetin dhe civilizimin osman.

 

Këndvështrimi i studiuesve turq mbi Shqipërinë

 

Për herë të parë në studimet historike shqiptare vjen një këndvështrim i munguar, pikërisht këndvështrimi i studiuesve turq mbi Shqipërinë. Libri Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman është pritur me interes të veçantë nga studiuesit shqiptarë dhe vjen si botimi më i fundit i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC). Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman, sjell një trajtim tërësor e shumëdimensional të jetës politike, administrative dhe shoqërore të një perandorie, që pati shtrirje në tre kontinente, pikërisht në Europë, Azi dhe Afrikë. Libri është hartuar nga emra të njohur të shkencës në Turqi, si Prof. Dr. Ekmeleddin Ihsano?, Prof. Dr. Feridun Emecen, Prof. Dr. Kemal Beyd?l?, Prof. Dr. Mehmet Âkif Aydin etj, dhe është sjellë në gjuhën shqipe nga ekspertë të fushës si Prof. Dr. Xhevat Lloshi, Suzana Tafa etj. Drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) Dr. Ramiz Zekaj, shpjegon arsyet e kësaj sipërmarrjeje të fuqishme për kulturën shqiptare, duke thënë se: E gjykuam të volitshëm botimin e këtij libri në gjuhën shqipe sepse është historia e një perandorie të madhe, pjesë e së cilës ishin edhe trojet shqiptare, që ndikoi në konturimin e historisë së njerëzimit. Është historia e një shteti të mirëorganizuar, historia e një shoqërie, që i dha popujve shumë dimensione në ecje drejt vlerave dhe në dinamikë". Dr. Halit Ereni, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kërkimore për Historinë në Stamboll, vlerëson përkthimin e veprës në gjuhën shqipe nga AIITC, duke thënë se, ky botim përbën një hap të rëndësishëm në fushën e botimeve. Jemi të bindur se ky botim do të jetë një kontribut i rëndësishëm në hulumtimin shkencor të kësaj teme. Artikujt që përmban vepra i ofrojnë lexuesit një paraqitje objektive të historisë së periudhës osmane, të ndërtuar në bazë të dokumenteve arkivore e të kronikave osmane, si dhe të punimeve të specialistëve të sotshëm në këtë fushë. Vepra është botuar në turqisht në vitet 1994-1998 dhe menjëherë më pas u botua edhe në gjuhën arabe e në gjuhën angleze, duke u botuar gjatë viteve 1999-2002. Në vitin 2004, doli botimi i veprës në gjuhën boshnjake dhe së fundmi u publikua në gjuhën shqipe. Pritet që së shpejti vepra të dalë edhe në gjuhën ruse. RD
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kruma, qyteti i vogël me investime të mëdhaNga Riza Hoxha (08.11.2009)
Shtatorja e Leninit vret njeriun (08.11.2009)
Këshilli i Evropës: rëndësi e dorës së parë për bashkimin e Evropës (08.11.2009)
Si u përvetësuan kishat ortodokse shqiptare nga ortodoksizmi në Maqedoni (08.10.2009)
Xhuda: Veriu - pak gjasa të kthehet nën qeverisjen e Kosovës (08.10.2009)
Marrëdhënie të rrezikshmeNga Franco Venturini (08.10.2009)
Kosova "shtet i papërfunduar" (08.10.2009)
Krimi i rëndë ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti (08.08.2009)
Nekibe Kelmendi: Hetimet e KE për trafik organesh, me prapavijë politike (08.07.2009)
Mesiç dënon mizoritë e luftërave ballkanike të viteve 90 (08.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]