VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"National Enquirer": MACAULAY CULKIN KA EDHE 6 MUAJ JETË

E Enjte, 08.09.2012, 06:47am (GMT1)





SHBA - Revista amerikane "National Enquirer" me titullin e kopertinës na befason të gjithëve. Ajo shkruan se ish-idhulli i fëmijëve, Macaulay Culkin, apo Kevin tek filmi " I vetëm në shtëpi" është i varur prej heroinës dhe pilulave.

Përfaqësuesit e Culkinit nuk kanë dashur të komentojnë mbi këtë lajm të revistës, ndërsa pohimin se atij i kanë mbetur vetëm 6 muaj jetë, ata e cilësojnë të pavërtetë.

"Këshilla jonë është që Culkin të kërkojë ndihmë profesionale në mënyrë që t'i shmanget vdekjes tragjike, sikundër edhe shumë yje të tjera, duke përfshirë Whitney Houston, e cila vdiq në fillim të këtij viti", shkruhet në deklaratën zyrtare të revistës, e cila përmend edhe Elias Rosellan, mik i Culkinit, i cili vdiq në muajin maj nga një mbidozë në moshën 24-vjeçare.

Elia dhe Macaulay ishin miq dhe thuhet se së bashku kanë konsumuar opiate. Ish-ylli i fëmijëve thuhet se ka filluar të marrë drogë, pas ndërprerjes së marrëdhënies me aktoren, Mila Kunis, me të cilën ishte në lidhje për shumë vite.

Culkin, sipas revistave, po shkatërrohet prej 18 muajsh me droga të forta dhe me sa duket ai ka vetëm 6 muaj jete në qoftë se nuk ndërmerr diçka.(bw)


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.