VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AKIja E MAKSIM FERRËS ME MBI 50 AGJENTË NË KOSOVË

E Enjte, 08.09.2012, 12:26pm (GMT1)



Prishtinë, 9 gusht Maksim Ferra ka rekrutuar mbi 50 agjentë në Kosovë për organizatën e tij të quajtur Agjencia e Kërkimit dhe e Investigimit. Të gjithë janë identifikuar dhe po zhvillohen hetime nga Prokuroria për përfshirje në veprime kriminale.

"Koha Ditore" ka siguruar një listë të këtyre njerëzve të gjithë kosovarë. Ish-policë, ish-kandidatë për deputetë, njerëz që pretendojnë se kanë punuar për Shërbimin Informativ të Kosovës sipas kësaj liste të hartuar nga autoritetet e rendit punojnë për Maksim Ferrën nga Shqipëria.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, Arbresh Dalipi, figuron si specialist në këtë organizatë. Specialist është edhe fotoreporteri Vedat Xhymshiti, sikurse edhe pretenduesi se ka qenë pjesë e SHIK-ut, Naim Miftari. Ata gjenden në një listë prej 50 personash të cilën e posedojnë Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Faton Mehmetaj del te jetë drejtor për Kosovë i Agjencisë së Kërkimit dhe Investigimit (AKI). Bilall Kryeziu, shef i AKI-së, e Rino Jonay, shqiptar nga Kosova koordinator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si agjente figuron edhe Fitnete Ramosaj - autore e disa librave për luftën në Kosovë. I fundit në listë është Xhavit Berisha, si agjent kërkimi.
Zejnullah Ganiu e Mair Qaili janë agjentë për Republikën e Maqedonisë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.