VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARBËN XHAFERRI NË GJENDJE KOME

E Enjte, 08.09.2012, 12:32pm (GMT1)




Tetovë, 9 gusht Ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i Kuvendit të Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Xhaferi, është gjetur në gjendje kome gjatë ditës së djeshme në banesën e tij në qendër të Tetovës, njofton Televizioni Koha nga Tetova.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Shkupit ku i është dhënë ndihma e parë.

"Mjekët bëjnë përpjekje për shpëtimin e tij, ndërsa gjendja shëndetësore e tij vijon të jetë ende në rrezik për jetë shkaku i një gjakderdhjeje në tru. Kohët e fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika", thuhet në lajmin e TV KOHA.

Për 12 vite me radhë, Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij, Menduh Thaçi.

Akoma nuk ka konfirmime nga Spitali apo nga PDSH-ja në lidhje me këtë lajm.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.