VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRAD PITT E ANGELINA JOLIE DO TË MARTOHEN NË FRANCË KËTË FUNDJAVË?
Qarkullojnë zëra për martesë të shpejtë, mes të ftuarve George Clooney e Obama

E Enjte, 08.09.2012, 05:30pm (GMT1)



Voal-online - Brad Pitt e Angelina Jolie pritet të martohen në Jug të Francës, në vilën e tyre në Miraval, këtë fundjavë: bëri të ditur sot televizioni France 3. Por lajmi u përgënjeshtrua nga e përditshmja lokale Var-Matin që pohon se asnjë martesë nuk është parashikuar në week-end.

Më 13 prill çifti kishte shpallur zyrtarisht fejesën, por pa fiksuar datë martese. Komunat e Var dhe Correns, të telefonuara nga javorja e gossipeve Voici, nuk kanë dashur të japin asnjë deklaratë sa i përket kësaj teme, por në mjediset e vilës nuk sihet ndonjë "lëvizje" e veçantë. Edhe France 3 orët e fundit është tërhequr duke thënë se redaksia "po e heton informacionin". Nuk ka dyshime ndërkaq për Var-Matin: çifti më glamour i Hollywoodit, gjashtë vjet së bashku e gjashtë fëmijëm nuk do ta bëjë martesën në Francë as të shtunën, as të dielën dhe premton informacione të reja për martesën më të pritshme në numrin e nesërm.

Javët e fundit disa gazeta tregonin pamje pune në vazhdim në vilën e tyre në jug të Francës për ndërtimin e një salle për pritje në një terren afër kishës private, edhe ajo e ristrukturuar kohët e fundit.

Zëra të shtypi kishin shpallur se martesa mes të dyve ishte parashikuar në shtator, në Miraval, në fshehtësinë dhe intimitetin më të madh me një ceremoni të thjeshtë e jozyrtare. Mes të fuarve, nja 250, flitej për George Clooney, Matt Damon, Tom Cruise, Bill Clinton e Barack Obama.(ansa)


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.