VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MAQEDONIA PUBLIKOI EDHE DY EMRA TË SPIUNËVE - NJËRI NGA BDI

E Premte, 08.10.2012, 10:08pm (GMT1)



SHKUP - Komisioni për lustrimin në Maqedoni sot publikoi dy emrat dhe dosjet e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete. Këshilltari komunal i komunës së Bogovinës nga radhët e BDI-së, Isak Ajrulli dhe këshilltari komunal i Gazi Babës në Shkup nga radhët e VMRO-DPMNE, Kiril Plastirov janë dy ish-spiunët e zbardhur nga komisioni për dosjet.

Sipas këtij komisioni, këto dy këshilltarë kanë qenë bashkëpunëtor të fshehtë të shërbimeve sekrete. Ajrulli kishte spiunuar studentët e Tetovës, të cilët në ndeshjet e hendbollit kishin thirrur parulla "Rroftë Shqipëria, rroftë Enver Hoxha", ndërsa aktori Kiril Plastirov kishte nisur bashkëpunimin që në vitin 1963 duke spiunuar rrjete të nacionalistëve maqedonas.

Sipas dosjes së Ajrullit, i ditëlindjes 1954 nga fshati Sedllarcë i Tetovës, ai ka funksionuar me pseudonimin "Zenit" nga viti 1976, kishte marrë detyra për të raportuar për funksionimin e studentëve dhe aktivistëve të çështjes kombëtare të asaj periudhe, por edhe si profesor i punësuar në shkollën e mesme "Mosha Pijade" në Tetovë. Ai aktualisht po kryen detyrën e këshilltarit në komunën e Bogovinës në rajonin e Tetovës.(bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.