VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIME DHE CNN PEZULLUAN FAREED ZAKARIAN PËR PLAGJARIZËM

E Shtunë, 08.11.2012, 08:01am (GMT1)




Voal-online - NJU JORK, 11 GUSHT (Reuters) - Drejtuesi i emisioneve të CNN dhe editorialisti i rëndësishëm i revistës Time, Fareed Zakaria, u pezullua nga punëdhënësit e tij të premten pasi ai pranoi se kishte kopjuar materiale nga një autor tjetër për një kolumne të fundit që ai shkroi për kontrollin e armëve.

Time tha se e pezullon Zakarian një muaj, "duke vazhduar shqyrtim të mëtejshëm," dhe CNN tha se gjithashtu e ka pezulluar për një veprim të tij si gazetar. CNN nuk dha kohë të kufizuar për pezullimin e tij.

Ndëshkimet erdhën pasu Zakaria kërkopi publikisht falje për një ese të botuar këtë javë në Time.

"Reporterët e mediave kanë vënë re se kryeradhë të kolumnes sime në Time këtë javë kanë ngjashmëri të madhe me kryeradhë të esesë së Jill Lepore më 23 prill në New Yorker. Ata kanë të drejtë. Unë bëra një gabim të tmerrshëm," shkroi Zakaria në kërkesën e tij për falje.

"Ishte një shkarje serioze dhe është krejtësisht faji im."

Ali Zelenko, një zëdhënës i Time, tha se revista pranon kërkesën e faljes nga Zakaria, por e ndjen se duhet vepruar ndaj tij, sepse ai i ka dhunuar standardet e revistës për të gjithë kolumnistët.

"Shkrimet e tyre duhet të kenë faktet e tyre, por edhe fjalët e tyre," tha Zelenko.

CNN tha se pezullimi Zakarias vjen ngaqë ai shkroi një blog të postuar në CNN.com që është i ngjashüem me atë të botuar prej tij në Time dhe "përfshinin pjesë të papërmendura se nga merreshin".

I lindur në Indi, Zakaria studioi në Yale e Harvard, ishte drejtor manaxher i revistës Foreign Affairs dhe pastaj boues i Newsweek International dhjetë vjet para se të shkonte në CNN më 2010 për të drejtuar emisionin Fareed Zakaria GPS.

Shqetësimi publik për Zakaria vijoi një skandal të kohëve të fundit që përfshin autorin e New Yorker, Jonah Lehrer, i cili dha dorëheqjen më 30 korrik.

Lehrer, një gazetar për shkencën dhe autor kolumnesh, iku pasi bërë citime nga këngëtari dhe këngëshkruesi Bob Dylan në libirin e tij "Imagine: How Creativity Works".


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.