VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DO TË JETË PAUL RYAN PËRKRAH MITT ROMNEYT NË GARËN E SHTËPISË SË BARDHË

E Shtunë, 08.11.2012, 08:42am (GMT1)



Voal-online - NORFOLK, VIRGJINIA, 11 GUSHT (Reuters) - Kandidati presidencial republikan Mitt Romney ka në plan të emërojë Kongresmenin Paul Ryan si zëvendës të tij në garën presidenciale të shtunën në një lëvizje që do të sjellë debat rreth asaj se si të zvogëlohen shpenzimet e qeverisë dhe borxhi në ballë të garës për Shtëpinë e Bardhë.
Një zyrtar republikan tha se Romney do të prezantojë sot Ryan në Wisconsin Battleship USS - që përkon të jetë shteti ku ka lindur Ryan - në Norfolk rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale (ora 13:00 me orën tonë). Njoftimi shënon fundin e një kërkimi muaj të tërë për një bashkëgarues për të përballuar Presidentin Barak Obama dhe Zëvendëspresidentin Joe Biden në zgjedhjet e 6 nëntorit.
Njoftimi shton se Romney fillon një turne me autobus të shtunën përmes katër shteteve si fushë beteje ku ai ka nevojë për të fituar në nëntor - Virgjinia, Karolina e Veriut dhe Ohajo.
Lëvizja që bën Romney vjen në një kohë kur ai e gjen veten papritmas prapa kundërshtarit Obama, në një garë e cila ishte deri tani e ngushtë, në një fushatë presidenciale që është bazuar kryesisht në ekonominë e dobët amerikane.
Zgjedhja e Ryan, 42, sjell një frymë të bollshme rinore për Partinë Republikane si dhe energji teksa aktivistët e partive përgatiten për t'u mbledhur në Tampa vonë këtë muaj për kuvendin që do të emërojë zyrtarisht Romneyn si kandidat presidencial.
Konservatorët kanë kërkuar nga Romney të kandidojë republikanë të vërtetë e më përvojë si senatori i Phajos Rob Portman dhe ish-guvernatori i Minesotës Tim Pawlenty dhe ndihen mirë tashmë me Ryan.
Përzgjedhja Ryan menjëherë tërheq vëmendjen tek një plan buxhetor që Ryan propozoi si kryetar i buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve që do të përfshinte shkurtime jopopullore në programet shëndetësore të qeverisë për të moshuarit dhe të varfërit. Demokratët janë të etur të hidhem në këtë çështje, veçanërisht në Florida, ku shumë të moshuar jetojnë dhe i cili mund të jetë një shtet kritik në zgjedhjet e nëntorit.
Vendimi Romneyt për të marr Ryan tregoi se ai është i kënaqur me këtë debat të tij. Ai ka miratuar pjesët e buxhetit të Ryan.

"Konservatorët do të marrin shumë energji, sepse ky është një demonstrim se Romney ishte i gatshëm për të bërë një zgjedhë të guximshme", ka thënë strategu republikan Matt Mackowiak. "Mund të mos jetë ajo që ai donte të bënte tre apo gjashtë muaj më parë, por unë mendoj se kjo është zgjedhja më e rëndësishme që ai mund të bënte."


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.