E Premte, 04.19.2024, 11:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ANKETAT FLASIN PËR NJË GARË TË FORTË PRESIDENCIALE

E Djelë, 08.12.2012, 08:33am (GMT+1)



12.08.2012

Anketat në Shtetet e Bashkuara flasin për një garë të fortë mes presidentit demokrat Barak Obama dhe kundërshtarit të tij republikan, ish-guvernatorit të shtetit Masaçusets Mitt Romney. Anketat gjithashtu tregojnë se votuesit kanë prirjen për të pëlqyer presidentin si person më shumë se kundërshtarin e tij, por i japin një epërsi të lehtë zotit Romney përsa i përket ekonomisë, e cila është çështja më e rëndësishme e fushatës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone njofton nga Uashingtoni.

Anketa e fundit e organizuar nga Gallup i jep Presidentit Obama një epërsi të ngushtë 47 me 46 për qind ndaj kandidatit republikan Mitt Romney, rreth 90 ditë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Ka pasur luhatje të vogël në krahasim me anketat e organizuara nga Gallup në prill, dhe analistët thonë se ky mund të jetë një sinjal se gara presidenciale do të jetë e ngushtë deri në ditën e zgjedhjeve.
Peter Brown punon për Institutin e Sondazheve në Universitetin Quinnipiac.

"Zoti Obama duket se ka një epërsi të vogël në rrafshin kombëtar dhe në shumë shtete që mendohet se do të vendosin fituesin e zgjedhjeve. Por kjo nuk është një epërsi e madhe".

Zoti Brown thotë se gara për Shtëpinë e Bardhë do të intensifikohet menjëherë pasi Mitt Romney të zgjedhë kandidadit e tij për nënpresident dhe pas konventave të dy partive që do të mbahen në javën e fundit të gushtit dhe javën e parë të shtatorit.

"Do të ketë disa ngjarje që vërtetë do të përcaktojnë këto zgjedhje zgjedhja e kandidatit për nënpresident nga ana e zotit Romney, kuvendet e partisë Republikane dhe asaj Demokrate, dhe se si kandidatët do ta paraqesin veten para elektoratit. Dhe pastaj, natyrisht, debatet do të bëjnë kurorëzimin e fushatës".

Do të ketë tre debate presidenciale që do të mbahen në tetor dhe një debat mes dy kandidatëve për nënpresident.

Analisti politik Tom DeFrank i gazetës New York Daily News thotë se Mitt Romney do të përpiqet të përdorë kuvendin e Partisë Republikane për të riparaqitur veten para votuesve amerikanë.
Zoti DeFrank ishte i ftuar në programin e Zërit të Amerikës "Issues in the News".

"Unë mendoj se Romney do të ketë një ngritje në anketat e opinionit publik pas njoftimit të kandidatit të tij për nënpresident dhe pas fjalimit tij në kuvendin e Partisë Republikane ku zyrtarisht do të marrë emërimin e partisë.
Mendoj se pas kuvendit Romney do të krijojë një epërsi disa pikëshe".

Zoti DeFrank gjithashtu vuri në dukje se anketat tregojnë se shumica e votuesve kanë vendosur tashmë se cilin kandidat do ta mbështesin. Një grup relativisht i vogël i votuesve të pavendosur do të jetë në shënjestër të fushatave të kandidatëve në përpjekje për t'i bindur përpara 6 nëntorit.

"Në fund të fundit për mua Presidenti Obama nuk ka bindur shumicën e popullit amerikan se ai meriton të rizgjidhet. As ish-guvernatori Mitt Romney nuk e ka bindur shumicën e popullit amerikan se ai është njeriu i duhur për postin e presidentit".

Të dyja fushatat presidenciale dhe grupet aleate të tyre për mbledhjen e fondeve, të njohura si super PACS, ose komitete politike të veprimit, kanë shpenzuar dhjetra miliona dollarë për prodhimin dhe transmetimin e reklamave politike gjatë javëve të fundit në përpjekje për të ndikuar te votuesit e pavendosur. Dhe ekspertët thonë se kjo do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve në nëntor.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAUL RYAN ËSHTË KANDIDATI REPUBLIKAN PËR NËNPRESIDENTPaul Ryan, vetëm 42 vjeç, është shumë i preferuar mes konservatorëve të çështjeve fiskale (08.11.2012)
OBAMA I PËRGËZON ATLETET MYSLIMANE (08.11.2012)
DO TË JETË PAUL RYAN PËRKRAH MITT ROMNEYT NË GARËN E SHTËPISË SË BARDHË (08.11.2012)
TIME DHE CNN PEZULLUAN FAREED ZAKARIAN PËR PLAGJARIZËM (08.11.2012)
NAIM MIFTARI: VËLLAI I THAÇIT, INFORMATOR I UDBsëMe Nazim Bllacën flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, gazetarit Bardhyl Ajeti, Selim Broshit, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjerë (08.10.2012)
MAQEDONIA PUBLIKOI EDHE DY EMRA TË SPIUNËVE - NJËRI NGA BDI (08.10.2012)
MYSLIMANËT NË BOTË: UNITETI DHE DIVERSITETI (08.10.2012)
LONDËR 2012:VENDIN E PARË SHBA ME 94 MEDALJE, TË DYTIN KINA ME 81 - SHBA vendin e parë edhe për medalje të arta me 41, e ndjekur nga Kina me 37(Updated) (08.10.2012)
BRAD PITT E ANGELINA JOLIE DO TË MARTOHEN NË FRANCË KËTË FUNDJAVË?Qarkullojnë zëra për martesë të shpejtë, mes të ftuarve George Clooney e Obama (08.09.2012)
“Financial Times Deutschland”: NË VERIUN E KOSOVËS ËSHTË MIRË VETËM PËR MJEDISIN KRIMINAL SERBO-SHQIPTAR (08.09.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]