E Enjte, 04.18.2024, 10:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
POLL RAJAN DHE KARIERA E TIJ POLITIKE

E Djelë, 08.12.2012, 08:38am (GMT+1)


12.08.2012

Kandidati republikan për presidentin Mit Romni, e vuri personin e zgjedhur prej tij për postin e nënpresidentit, kongresistin pak të njohur nga Uiskonsin në qendër të vemendjes së opinionit, duke shpresuar se kjo zgjedhje do të forcojë fushatën e zotit Romni. Shumë analistë politikë u kapën në befasi kur Mit Romni emëroi 42 vjeçarin Poll Rajan si zëvendësin e tij të mundshëm.
        
Kongresisti nga Uiskonsin është një nga zërat më të fuqishëm për shkurtimet buxhetore që janë kritikuar vazhdimisht nga demokratët. Ata thonë se shkurtimet do të dëmtojnë programet sociale popullore si Medicare dhe Medicaid, si dhe programet e sigurimeve për të moshuarit dhe të varfërit. Romni tha se e shikon zotin Rajan si një individ me intelekt të fuqishëm që do t'u kundërvihej argumenteve të forta politike të demokratëve.

"Poll Rajan është bërë një udhëheqës intelektual i Partisë Republikane. Ai i kupton sfidat fiskale që ka përballë Amerika, deficitin tonë të tellë dhe borxhin e madh, si dhe katastrofën financiare që na pret nëse nuk ndryshojmë drejtim".
 
Rajan ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në Uashignton, së pari si nëpunës i kongresit, pastaj si anëtari më i ri i Dhomës së Përfaqësuesve. Ai fitoi një vend në Kongres në moshën 28 vjeçare dhe po përfundon mandatin e tij të shtatë në Konges.
        
Ai u rrit në Xhenisvill, një qytet i vogël në Uiskonsin, ku ende jeton me të shoqen dhe tre fëmijët e tyre. Në Kapitol, ai është treguar shumë i kursyer, ai qendron në zyrën e tij katër ditë në javë dhe shkon në shtëpi në fund të javës për të qendruar  me familjen.
        
Rajan është katolik dhe me zgjedhjen e tij  zoti Romni shpreson të fitojë mbështetjen e katolikëve dhe të grupeve të tjera fetare që kanë shprehur rezerva për fenë mormone të zotit Romni.
        
Rajan është i apasionuar pas ushtrimeve fizike, pasi kur ishte vetëm 16 vjeç i ati i vdiq nga infarkti. Në fjalimin e tij, duke falenderuar Romnin për zgjedhjen, Rajan foli edhe për ndikimin që ka patur tek ai i ati.

"Babai më vdiq kur isha i ri. Ai ishte njeri i mirë dhe i ndrershëm. Më janë ngulitur në mendje disa këshilla të tij. Ai më thoshte: "˜Biri im, ti mund të jesh ose pjesë e problemit, ose pjesë e zgjjidhjes së tij'. Për fat të keq, Presidenti Obama është bërë pjesë e problemit dhe Mit Romni është zgjidhja. Diçka tjetër që më thoshte im atë është se çfo brez amerikanësh i lë fëmijët e tij në një gjendje më të mirë. Kjo është trashëgimia amerikane".

Rajan u ngrit në postin e rëndësishëm të kryetarit të Komisionit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve. Ai është gjithashtu antëar i Komisionit të fuqishëm të burimeve dhe praktikave financiare".

Ai ndoshta është bërë më i njohur me propozimin e tij të vitit 2010 për të eliminuar deficitin buxhetor federal, një plan që ai e quajti "Harta rrugore e të ardhmes së Amerikës". Ky plan fitoi administin dhe mbështetjen e konservatorëve fiskalë.
        
Menjëherë pasi Romni bëri njoftimin para në grupi republikanësh entuziastë dje në mëngjes, drejtori i fushatës demokrate për zgjedhjet e Kongresit, Robi Mok, bërë thirrje për fonde fushate duke thënë "Romni sapo zgjodhi Poll Rajan për zv/president. Ky është Poll Rajan. Arkitekti republikan për të eliminuar Medicare-in".


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANKETAT FLASIN PËR NJË GARË TË FORTË PRESIDENCIALE (08.12.2012)
PAUL RYAN ËSHTË KANDIDATI REPUBLIKAN PËR NËNPRESIDENTPaul Ryan, vetëm 42 vjeç, është shumë i preferuar mes konservatorëve të çështjeve fiskale (08.11.2012)
OBAMA I PËRGËZON ATLETET MYSLIMANE (08.11.2012)
DO TË JETË PAUL RYAN PËRKRAH MITT ROMNEYT NË GARËN E SHTËPISË SË BARDHË (08.11.2012)
TIME DHE CNN PEZULLUAN FAREED ZAKARIAN PËR PLAGJARIZËM (08.11.2012)
NAIM MIFTARI: VËLLAI I THAÇIT, INFORMATOR I UDBsëMe Nazim Bllacën flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, gazetarit Bardhyl Ajeti, Selim Broshit, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjerë (08.10.2012)
MAQEDONIA PUBLIKOI EDHE DY EMRA TË SPIUNËVE - NJËRI NGA BDI (08.10.2012)
MYSLIMANËT NË BOTË: UNITETI DHE DIVERSITETI (08.10.2012)
LONDËR 2012:VENDIN E PARË SHBA ME 94 MEDALJE, TË DYTIN KINA ME 81 - SHBA vendin e parë edhe për medalje të arta me 41, e ndjekur nga Kina me 37(Updated) (08.10.2012)
BRAD PITT E ANGELINA JOLIE DO TË MARTOHEN NË FRANCË KËTË FUNDJAVË?Qarkullojnë zëra për martesë të shpejtë, mes të ftuarve George Clooney e Obama (08.09.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]