E Enjte, 04.25.2024, 11:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BILANC I PASUR I LOJËRAVE OLIMPIKE LONDRA 2012

E Hënë, 08.13.2012, 06:53am (GMT+1)




Londra iu dha fund të dielën Lojërave Olimpike, nikoqire e të cilave ishte për më shumë se tri javë. Përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik janë shprehur të kënaqur si me organizimin, ashtu edhe me arritjet e atletëve.

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Zhak Rozhe në një konferencë për gazetarë të mbajtur në Londër, është shprehur i kënaqur me arritjet e qindra atletëve nga tërë bota, që për më shumë se tri javë shfaqën aftësitë e tyre në disiplina të ndryshme olimpike.

"Londra premtoi lojëra atletike, dhe kjo është pikërisht ajo që morëm - një fshat madhështor, 44 rekorde botërore, 117 rekorde olimpike dhe mund të them se historia është rishkruar nga shumë, shumë atletë", ka thënë Rozhe.

Njëri nga talentet që rishkroi historinë është sprinteri xhamajkian Usain Bolt, i cili në kuadër të ekipit të Xhamajkës, fitoi një ditë më parë në stafetën olimpike të meshkujve 4x100 duke thyer edhe rekordin botëror.

Por, para, kësaj, Bolti rrëmbeu dy medalje të arta në vrapimet e shpejta në 100 dhe 200 metra.

"Ndihem shkëlqyeshëm, Jam i lumtur për atë që bëra. Erdha këtu të bëhem legjendë, dhe tash jam (legjendë) dhe jam shumë i kënaqur me veten", ka thënë  Bolt.

Një konstatim të tillë për sprinterin xhamajkian e ka dhënë edhe kreu i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Zhak Rozhe, i cili disa ditë më pare kishte deklaruar se Bolt duhet të dëshmojë madhështinë, para se të deklarojë se është legjendë e gjallë.

"Më lejoni ta finalizoj këtë çështje: Usain Bolt është një legjendë aktive, ai është sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave", ka thënë presidentin Rozhe.

Por, ai ka rikujtuar edhe një moment tjetër nga Olimpiada e sivjetme.

"Nëse duhet ta theksojmë një moment, jo emocion, por një moment sentimental, atëherë, përfundimisht janë lotët e Kris Hojit. Mendoj se ky ishte momenti vendimtar i Lojërave", ka theksuar Rozhe për Hojin, çiklistin britanik i cili fitoi 6 medalje të arta olimpike.

Ceremonia e mbylljes do të fillonte në orën 21, sipas kohës lokale në Londër, ndërsa do të paraqiteshin më shumë se 4 mijë e 100 interpretues.

Në të do të shfaqej dorëzimi formal i Lojërave në Rio de Zhaneiro, qytet ky nikoqir i Olimpiadës Verore 2016, si dhe shuarja e flakës olimpike, e cila shënon edhe fundin e veprimtarisë së këtij viti.

Grupet britanike të rokut "The Who" dhe "Spice Girls" do të performonin po ashtu në ceremoni.

Ndërkohë, një ditë më parë organizatorët artistikë të Olimpiadës, "Londra 2012", paralajmëruan se mbyllja e lojërave verore të dielën mbrëma, do të jetë po aq mahnitëse sa ishte edhe hapja e tyre më 27 korrik.

Drejtuesi i ceremonisë mbyllëse, Kim Gejvin, paralajmëronte shumë argëtim për të pranishmit, duke mos lënë anash, edhe kësaj here sjelljen e historisë muzikore britanike, por edhe të fushave tjera artistike.

"Gjithmonë ka qenë bekim të merresh me këtë punë, të organizosh një ceremoni pas ngjarjes kryesore dhe natyrisht që unë dua që ajo të jetë një festë, unë dua që njerëzit të argëtohen, unë dua që ajo të jetë shumëngjyrëshe dhe gjithashtu t'ju sjellim në mend epokat e caktuara të muzikës të mbledhur përgjatë 50 vjetëve, muzikë pop, por jo vetëm muzikë pop në modë po ashtu, kulturë - kështu që kam kërkuar që kjo të jetë ceremonia më e mirë e mbylljes e parë ndonjëherë", ka thënë  Gejvin.

Organizatorët e Olimpiadës së sivjetme që u mbajt për më shumë se tri javë në Londër, ua kanë lënë duart e lira artistëve për të përmbyllur këtë garë ku morën pjesë qindra atletë nga tërë bota.

"Në terma të përgjithshëm, ne kemi qenë shumë të kënaqur që të mos ndërhyjmë, por t'u lëmë lirinë artistike regjisorëve që të bëjnë atë që mendojnë saktësisht se është më e mira. Kështu, mendoj se është më së miri të festohet inovacioni, kreativiteti, diversiteti dhe imagjinata e vendit tonë, nëpërmjet individëve që më shumë sesa ne e përbëjnë këtë vend, ne si një komitetit organizues, duke u përpjekur të themi se çfarë duhet të të përfshihet në ceremoni", ka thënë producenti ekzekutiv i të gjitha ceremonive olimpike në Londër, Stiven Daldri.(rel)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLL RAJAN DHE KARIERA E TIJ POLITIKE (08.12.2012)
ANKETAT FLASIN PËR NJË GARË TË FORTË PRESIDENCIALE (08.12.2012)
PAUL RYAN ËSHTË KANDIDATI REPUBLIKAN PËR NËNPRESIDENTPaul Ryan, vetëm 42 vjeç, është shumë i preferuar mes konservatorëve të çështjeve fiskale (08.11.2012)
OBAMA I PËRGËZON ATLETET MYSLIMANE (08.11.2012)
DO TË JETË PAUL RYAN PËRKRAH MITT ROMNEYT NË GARËN E SHTËPISË SË BARDHË (08.11.2012)
TIME DHE CNN PEZULLUAN FAREED ZAKARIAN PËR PLAGJARIZËM (08.11.2012)
NAIM MIFTARI: VËLLAI I THAÇIT, INFORMATOR I UDBsëMe Nazim Bllacën flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, gazetarit Bardhyl Ajeti, Selim Broshit, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjerë (08.10.2012)
MAQEDONIA PUBLIKOI EDHE DY EMRA TË SPIUNËVE - NJËRI NGA BDI (08.10.2012)
MYSLIMANËT NË BOTË: UNITETI DHE DIVERSITETI (08.10.2012)
LONDËR 2012:VENDIN E PARË SHBA ME 94 MEDALJE, TË DYTIN KINA ME 81 - SHBA vendin e parë edhe për medalje të arta me 41, e ndjekur nga Kina me 37(Updated) (08.10.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]