E Enjte, 04.25.2024, 05:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SESIONI SHKENCOR PLAVA DHE GUCIA NEPER SHEKUJ
Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ

E Martë, 08.14.2012, 06:13am (GMT+1)




Për dy ditë me rradhë në shtëpinë e kulturës në Plavë të Malit Zi, u zhvillua sesioni shkencor: "- Plava dhe Gucia nëpër shekuj", organizuar nga OJF "Alpet Shqiptare" të Malit Zi.
Merrnin pjesë delegacione të ardhura nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, si dhe komunitet shqiptare nga SHBA, Gjermania, Zvicra dhe Belgjika.
Kryesia e punës drejtoi punimet nga:
- Prof. Dr. Akademik Marenglen Verli, nga Tirana.
- Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, Drejtor Institutit Historisë Prishtinë.
- Tahir Gjonbalaj, përfaqesues i OJF "Alpet Shqiptare", Plavë.
- Hasnije Kukaj Gjonbalaj, përfaqesuese e forumit të grues, Plavë.
Në fjalën e hapjes itelektuali z. Tahir Gjonbalaj, në emer te OJF "Alpet Shqiptare" falenderoj pjesëmarrësit e ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe nga komuniteti vendor Shqiptarë në Mal Zi, SHBA, Gjermani, Zvicer dhe Belgjikë, si dhe uroj për një punë të mbarë dhe të sukseshme "-Sesionin Shkencor Plava dhe Gucia nëpër shekuj".


Në foto Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, Drejtor Institutit Historisë Prishtinë, duke ligjeruar.

Në foto presidjumi i sesionit shkencor dhe çaste duke ligjeruar Prof. Dr. Pllum Xhufi.

-Sesioni shkencor i zhvilloj punimet në tri seanca shkencore, duke u ligjeruar 16 kumtesa. Në seancen e parë foli Akademiku Prof. Dr. Marenglen Verli, nga Tirana me kumtesen e tijë: "- Veshtrim rreth kontributit të Plavës e Gucisë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare". Pastaj e mori fjalën Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historis në Prishtinë: "- Qendresa e Plavës dhe e Gucisë kundër Malit të Zi në kohën e LSHP. -Ndërsa znj. Hasnije Kukaj Gjonbalaj, përshëndeti pjesëmarrësit në emër të intelektualit z. Idriz Lamaj. i cili jeton në SHBA.
Me mjaft interes u ndoq kumtesa e Prof.Dr. Pllumb Xhufi " Plava dhe Gucia në dokumentet e shek. XVII". - Prof. Dr. Mevludin Dudiq Rektor i Universitetit të Novi Pazarit, u durtrokit disa herë gjatë ligjërimit të tij. - Prof Dr. Isa Bicaj lexoj kumtesën: " Pushtimi i Plavës dhe i Gucisë nga Mali i Zi me 1912-1913". - Prof Dr. Seit Mancaku foli rreth: " Indentiteti gjuhësor i Shqiptarëve të Plavës dhe i Gucisë". Seanca e paraditës u mbyll me kumtesën e Prof. Dr. Frasher Demaj: " Alternativat e diplomacisë së Fuqive të Medha për Kufirin Shqiptaro Malazez, në Konferencën e Ambasadoreve në Londër".

Në foto pjesmarrësit duke ndjekur sesionin shkencor.

Sesionin e dytë e hapi Prof. Dr. Zymer Neziri, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës: " Lahutarët e Vuthajve dhe të Martinajve në fondet arkivore Amerikane".
Halil Bucpapaj foli rreth: " Vlerat dhe kontributet atdhetare shqiptare në Plavë e Guci". Ndërsa Ibrahim Hajdarmataj, përfaqësues i OJF "Mësuesi" për përfekturën Kukës mbajti kumtesën: " Kontributi i Malesisë së Gjakoves në Plavë e Guci në vitin 1912".

Në foto Prof. Dr. Zymer Neziri, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, duke mbajtur kumtesen e tijë.

Në foto Ibrahim Hajdarmataj, përfaqësues i OJF "Mësuesi" për përfekturën Kukës duke ligjeruar kumtesen e tijë " Kontributi i Malesisë së Gjakoves në Plavë e Guci në vitin 1912".
Sesionin e tretë e hapi Prof. Dr. ÒªerÒ«is Durmishi me bashkë autor Ilir Bucpapaj: "- Ekosistemet Malore: Treva Alpine e Alpeve Shqiptare". -Mr. Defrim Gashi, drejtor i drojtorisë ispektimit në ministrinë e Arsimit në Prishtinë ligjërojë: " Disa të dhëna nga shtypi Austro-Hungarez për Plavën e Gucin me 1878-1881". -Ali Daci dhe Xhemajl Kumnica, folen për: "Luftërat e Shqipërisë etnike 1941-1945". -Bashkim Rrahmani, nga Gjakova u ndal " Statusi Juridik i Kosovës 1945-2011".
Binak Ulaj: " Përdorimi i Flamurit Kombëtar Shqiptar pas Luftës dytë Botrorë në Plavë e Guci". -Isa NikÒ«i foli për: "- Fisi i Rugovës në shtëgtimin historik".

Në foto gjatë zhvillimit të sesionit shkencor.

Me mjaft interes u shikue edhe ekspozita në pikturë nga Mr. Endrit Musai: "-Plava dhe Gucia në dokumentat e AQSH-së".
Në fjalën e mbylljes Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Istitutit të Historisë në Prishtinë, falenderoj OJF "Alpet Shqiptare" me përfaqesues z. Tahir Gjonbalaj për punën e mirë të bërë, për organizimin e këtij sesionit shkenor, në këtë vit jubilar të 100 vjotorit të Pamvarsisë të Shqipërisë, duke u cilësuar organizim i parë i këtij lloji. Gjithashtu z. Bajraktari falenderoj komunitetin e Plavës dhe komunitetet Shqiptarë të ardhura nga SHBA, Gjermani, Zvicer dhe Belgjikë, si dhe kardialogun mjekun me famë Dr. Ahmet Ulaj nga Tirana për punen e mirë në drejtim të oragnizimin të këtij sesionit shkesncor. Falenderoj delegacionet të ardhura nga Shqipëria, Kosova dhe Shqiptarët e Mali Zi, për seriozitetin, larmim për kushtimin e tyre në një nivel të lartë të përgatijeve dhe ligjerimeve të kumtesave të tyre.
Ky sesion shkencor i mbylli punimet me sukses, duke shpresuar në rradhë të parë tek itelektualët e komunitetit shqiptarë të Malit Zi, se në të arthmën do të organizojnë edhe sesione të tjera shkencore, për të hedhur dritë mbi të vertetën e hidhur historike që ka kaluar populli shqiptarë i shumë vuajtur në breza.

(Dorëzuar per botim nga Z. Lushaj)


IBRAHIM HAJDARMATAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KLEMENT TINAJ, FENOMENI SHQIPTAR QË I MAHNITI SKENAT E NJU JORKUTNga ERMIRA BABAMUSTA, Ph. D. New York (08.13.2012)
UNMIK-u I ASGJËSOI DOSJET E KRIMEVE POLITIKE (08.13.2012)
BILANC I PASUR I LOJËRAVE OLIMPIKE LONDRA 2012 (08.13.2012)
POLL RAJAN DHE KARIERA E TIJ POLITIKE (08.12.2012)
ANKETAT FLASIN PËR NJË GARË TË FORTË PRESIDENCIALE (08.12.2012)
PAUL RYAN ËSHTË KANDIDATI REPUBLIKAN PËR NËNPRESIDENTPaul Ryan, vetëm 42 vjeç, është shumë i preferuar mes konservatorëve të çështjeve fiskale (08.11.2012)
OBAMA I PËRGËZON ATLETET MYSLIMANE (08.11.2012)
DO TË JETË PAUL RYAN PËRKRAH MITT ROMNEYT NË GARËN E SHTËPISË SË BARDHË (08.11.2012)
TIME DHE CNN PEZULLUAN FAREED ZAKARIAN PËR PLAGJARIZËM (08.11.2012)
NAIM MIFTARI: VËLLAI I THAÇIT, INFORMATOR I UDBsëMe Nazim Bllacën flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, gazetarit Bardhyl Ajeti, Selim Broshit, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjerë (08.10.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]