E Premte, 04.19.2024, 03:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Forbes: Analogjia mes Jugosllavisë dhe Gjeorgjisë

Nga Melik Kaylan


E Shtunë, 08.15.2009, 12:47pm (GMT+1)

Tri apo katër ditë pas invadimit rus në Gjeorgji, para një viti, unë arrita të shkoj deri në Tbilisi, hodha valixhet dhe me shpejtësi u nisa me automjet drejt frontit, me dy miq gjeorgjianë. Tanket ruse tashmë kishin dalë nga Osetia e Jugut, kishin hyrë në territorin gjeorgjian dhe kishin okupuar Gorin, qytetin e lindjes së Stalinit, në veri të Tbilisit. Administrata e Bushit, e zhytur në dy luftëra dhe e varur në fushën strategjike nga vullneti i mirë i Vladimir Putinit, vetëm ngriti krahët dhe u ngri. Tanket ruse vazhduan depërtimin. Unë e këshillova kryetarin e Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, që ta shkruajë një editorial në gazetën Wall Street Journal, me qëllim që t'i dërgojë një apel botës, në këtë moment tejet të rëndësishëm për ardhmërinë e vendit të tij dhe për besueshmërinë e Perëndimit. Kalova disa orë në telefon duke tentuar që ta ndërmjetësoj editorialin mes New Yorkut dhe Tbilisit.

Në momentin kur administrata e Bushit po luhatej, editoriali u botua, ndërsa bordi editorial i WSJ-së mbajti një takim. A kishin mundësi të bënin ndonjë gjë tjetër? Bushi duket se nuk kishte asgjë tjetër në arsenalin e tij, pos zhurmës së pakënaqësisë. WSJ'ja shkroi një editorial, në të cilin u sugjerua që Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, të dërgohej në Tbilisi. Washingtoni u ankua zëshëm dhe publikisht për shkak të këtij editoriali, duke theksuar se Rice do të shkojë në Tbilisi. Porsa Condi shkoi atje, situata u stabilizua. Po të kishte sulmuar Rusia, SHBA'ja dhe Rusia do të hynin në luftë. Putini u zmbraps dhe Tbilisi u shpëtua. Rusët qëndruan në vijat e tyre të kontrollit, disa kilometra larg Gorit. Ishte kjo në pjesën e tyre të frontit verior, në afërsi të Osetisë së Jugut. Ushtarakët rusë po e ndiqnin planin e betejës, të cilin e kanë testuar me sukses gjatë viteve "˜90 në Kaukaz, në luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, në Çeçeni dhe përreth Gjeorgjisë. Ata siguronin me tanke perimetrin e qyteteve dhe fshatrave, duke lejuar më pas njësitë paramilitare që t'i kryejnë punët e ndyra.

 

Arritëm në Gori. Për shkak se kishim hyrë në mënyrë ilegale, forcat ruse nuk ishin në gjendje t'i përcillnin lëvizjet tona. Pra, qëndruam me banorët lokalë dhe vëzhguam se si njësitë paramilitare osete digjnin shtëpitë dhe rrëmbenin civilët. Ngjashëm, paramilitarët plaçkitën edhe objektet kulturore gjeorgjiane dhe për një incident të tillë unë shkrova një artikull në WSJ.

 

Rusët me qëllim poshtëruan krenarinë e gjeorgjianëve. Qëllimi i secilit aksion të tyre ishte destabilizimi i qeverisë së Sakaashvilit - thënë shkurt, "ndërrimi i regjimit". Pozita e Gjeorgjisë nuk duket aspak e mirë. SHBA'ja ka nevojë për Rusinë: për t'i ndalur ambiciet bërthamore të Iranit, për të qëndruar jashtë Sirisë dhe Venezuelës, e kështu me radhë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reporterët pa Kufij mbi sulmet ndaj "Ekspresit" (08.15.2009)
Lufta Gjeorgji-Rusi: Realiteti i ri, raportet e vjetraNga Robert Coalson (08.14.2009)
Çeçeni: Vriten aktivistë për të drejtat e njeriut (08.12.2009)
Botohet për herë të parë i plotë libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman" (08.11.2009)
Kruma, qyteti i vogël me investime të mëdhaNga Riza Hoxha (08.11.2009)
Shtatorja e Leninit vret njeriun (08.11.2009)
Këshilli i Evropës: rëndësi e dorës së parë për bashkimin e Evropës (08.11.2009)
Si u përvetësuan kishat ortodokse shqiptare nga ortodoksizmi në Maqedoni (08.10.2009)
Xhuda: Veriu - pak gjasa të kthehet nën qeverisjen e Kosovës (08.10.2009)
Marrëdhënie të rrezikshmeNga Franco Venturini (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]