VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"Reader's Digest", falimentimi i një ikone të vjetër
E Martë, 08.18.2009, 10:25am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Pas 77 vjet historie të lavdishme lista e viktima të rënies së reklamave zgjatet: The Reader's Digest, revista më e përhapur në botë, me 50 botime në 21 gjuhë, në 78 vende po përballet me falimentimin.

 

Grupi do të bëjë padi vullnetarisht për të ashtuquajturin "Chapter 11", administratë të kontrolluar për ristrukturimin e borxhit të saj që ka arritur shifrën astronomike 2,2 miliardë dollarë. Reader's Digest më parë kishte arritur një pajtim me huadhënësit për të dalë nga borxhi 500 milionë dollarësh. Falimentimi i kontrolluar i përketë vetëm botim të SHBA.

 

Reader's Digest, filluar të botohet më 1922 në shtetin e Nju Jorkut, botonte artikuj të përzgjedhur, me interes të veçantë, nga revistat e tjera. Aktualisht rreth 9 nga 94 revista që bëjnë pjesë në edicionet kanë një tirazh 8,1 milionë kopje vetëm në SHBA. Në nivel botëror tirazhi i saj është 130 milionë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.