E Premte, 03.29.2024, 03:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Dita kur Perdja e Hekurt nisi të copëtohet
E Mërkurë, 08.19.2009, 05:16pm (GMT+1)

 

 Në foto: Gjermanët lindorë pranë telave gjemborë që ndanin kufirin austro-hungarez...

 

 

 

Është shënuar 20 vjetori i një ngjarjeje në kufirin austro-hungarez, që është parë si pararendëse e rënies së Perdes së Hekurt mes lindjes dhe perëndimit. Më 19 gusht të vitit 1989, qindra gjermano-lindorë mundën të arratiseshin nga Hungaria në Austri, ndërsa autoritetet hungareze nuk ndërmorën asgjë për t'i ndaluar ata. Arratisja ndodhi gjatë "Piknikut Pan-Evropian", që ishte organizuar nga partitë opozitare hungareze afër qytetit Sopron në kufirin hungarezo-austriak.


Duket të jetë një livadh i zakonshëm ferme në një fshat në Evropën qendrore. Por, ky ka qenë vendi ku Perdja e Hekurt, që ndau Evropën aq mizorisht për më shumë se katër dekada, filloi të thërrmohet.

Livadhi shtrihet përgjatë kufirit austro-hungarez, në periferi të qytetit hungarez, Sopron.

Njëzet vjet më parë, më 19 gusht të vitit 1989, ishte vendi i "Piknikut Pan-Evropian", i organizuar nga opozita hungareze. Nën frymën e politikës së re të hapjes, të paraqitur nga lideri sovjetik, Mihajl Gorbaçov, Hungaria dhe Austria u pajtuan që të hapin kufijtë e tyre në Sopron për tri orë në ditë, gjë që mundësoi një shkëmbim të aranzhuar përshëndetjesh mes popullatave lokale nga të dyja anët e kufirit.

Por, të nxitur nga organizatorët hungarezë, qindra gjermano-lindorë arritën në kufi, kujton komandanti i rojeve kufitare i asaj dite, Arpad Bella.

Ai kishte parë një masë prej qindra njerëzish, që vinin drejt tij nga ana hungareze, përfshirë gra, fëmijë si dhe pleq.
Ishte e qartë se ata synonin kalimin e kufirit.

Marrë parasysh faktin se në fuqi ishte ende urdhri që kufitarët të qëllonin në çdokënd që mundohej të kalonte kufirin ilegalisht, Bella thotë se i janë dashur disa sekonda për të vendosur - të qëllojë apo jo. Ai iu bind urdhrit të ndërgjegjes së tij dhe i la të kalojnë. Rojet e tij shikonin në anën tjetër, ndërsa turma lëkundej kah perëndimi.

"Ajo që pashë në anën tjetër, ishte mahnitëse. Kishte njerëz që nga paniku vraponin, edhe pasi kishin kaluar në tokën austriake. Ka pasur njerëz që ishin ulur në anën tjetër të kufirit dhe ose qanin, ose qeshnin. Kishte shpërthim të llojllojshëm të emocioneve", rrëfen Bella.

Njëri nga gjermano-lindorët, i pranishëm në ato momente dramatike, ishte Dietmar Poguntke, atëbotë student 26 vjeçar.

"Unë kalova nëpër këtë gropë dhe atje ishte një austriak që thoshte "˜mirë se vjen në liri', ndërsa në duar mbante një tel me gjemba si trëndafil.
Nuk mund të besoja. Në mendjen time, unë prisja një mur të parë, pastaj të dytin e kështu me radhë. Por, ai më tha: Tashmë je në Austri. I thashë: S'ka mundësi. U ktheva edhe një herë dhe eca ngadalë kah kufiri, duke pretenduar se kisha bërë një arratisje të vështirë. Çdonjëri duartrokiste dhe ishte i lumtur", thotë Poguntke.

Njëzet vjet më pas, presidenti hungarez, Laszlo Solyom, kryeministri Gordon Bajna dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kujtojnë këtë ditë, mu në këtë vend. Solyom zbulon një pllakë përkujtimore, që shënon përvjetorin.

Kryeministri hungarez i asaj kohe, Miklosh Nemet, ka thënë se ngjarja mëtonte t'i vë në sprovë fjalët e Gorbaçovit, se ai nuk do të intervenonte ushtarakisht për të ndaluar lëvizjet e njerëzve në kufi. Në këtë ngjarje, lideri sovjetik e mbajti fjalën.

Kufiri perëndimor i Hungarisë u hap me të vërtetë më 11 shtator, duke lejuar kalimin nëpër të të 50 mijë refugjatëve gjermano-lindorë deri më 7 tetor, pa ndonjë intervenim sovjetik.

Pak kohë pas saj, në nëntor të vitit 1989, Muri i Berlinit, që ndante Gjermaninë perëndimore nga lindja komuniste, u rrëzua. Radio Evropa e Lirë
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Korsia tjetër e rrugës Durrës-Kukës e gatshme në fund të shtatorit (08.18.2009)
Rreziqet për stabilitetin e MaqedonisëNga Isuf Kadriu (08.18.2009)
Nuk ka instalim të komunave paralele serbe (08.18.2009)
"Reader's Digest", falimentimi i një ikone të vjetër (08.18.2009)
Sarandë, tani edhe në Krorzë ka jetë (08.18.2009)
Bregdeti i Jonit pushtohet nga jahtet dhe motorët e ujitNga Elis Kuçi (08.18.2009)
Jehona e mesazhit të Rusisë për UkrainënNga Robert Coalson (08.17.2009)
Rreziqe te fqinjët - deficitet e zhvillimit në vendet arabe duhet t'i interesojnë Evropës (08.17.2009)
Zgjedhjet serbe forcojnë strukturat paralele? (08.16.2009)
Wall Street Journal: Putini godet Radion Evropa e Lirë (08.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]