VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MIQËSORJA OTTAWA-MONTREAL Nga AJET NURO, Montreal, Kanada E Enjte, 10.04.2012, 11:16am (GMT1)
Që nga vizita e fundit e dy ekipeve shqiptare nga Hamilltoni dhe Otawa në korrik për Kupën e 100-Vjetorit të Pavarësisë organizuar këtu në Montreal, herë mbas herë kisha patur mesazhe se kur do t'u kthenim vizitëm miqve tanë nga Ottawa dhe ngaqë ata janë edhe më të afërmit me ne, e filluan me këta të fundit. Miqve tanë nga Hamiltoni do t'u duhet të presin edhe pak... Ndonëse dita nuk ishte dhe aq e bukur dhe një shi i imët n'a shoqëroi gjatë rrugës për në Ottawa, mikpritësit dhe kryesisht organizatori vendas z. Ismail Latifi kishte menduar të na priste në një terren të mbuluar duke marr masa për një pritje që unë do t'a quaja dinjitoze. Duke qenë hera e dytë që takoheshim me njëri-tjetrin shumë prej tyre i quanim tashmë miq dhe kuptohet si ndihesh mes miqsh. Të dy delegacionet kishin në gjirin e tyre edhe dy kryetarët e shoqatave që grumbullojnë shqiptarët në kryeqytetin kanadez dhe në metropolin e Kebekut respektivisht zotërinjtë Arbnor Krasniqi e Kujtim Ismaili. Madje, para ndeshjes të gjithë së bashku pozuam dhe të dy kryetarët pasi uruan mbarëvajtjen e aktivitetit, kujtuan se në Montreal po punohet për ngritjen e monumentit të Nënë Terezës dhe, edhe shqiptarët e Otavës mund të ndihmojnë në ngritjen e kësaj vepre që do të jetë vepër e të gjithë shqiptarëve. Në fakt, shumë prej shqiptarëve pjesmarrës kanë shprehur dëshirën të ndihmojnë me anë të një dhurate për ngritjen e monumentit të shqiptares së madhe. Në terren, ndeshja filloi me një gol të vizitorëve nga Montreali të cilët dominuan duke e mbyllur ndeshjen 5 me 3. Duhet theksuar edhe njëherë një organizim i përsosur që nga arbitrat deri tek rregullat që favorizojnë një lojë të pastër e të ndershme.
Pas ndeshjes, mikpritësit i ftuan vizitorët nga Montreali në restorantin e sapo
blerë nga Haxhi, një shqiptar nga Kosova për t'i qerasur. Restoranti, kishte
qenë një restorant grek dhe ende ishte i afishuar emri i mëparshëm por, pronari
n'a tha se restoranti do ketë ngjyra shqiptare dhe një kuzhinë mesdhetare e
shqiptare.
Ajet Nuro
Pamje nga aktiviteti: Ekipi i shqiptarëve të Montrealit Majtas kryetari i shoqatës së shqiptarëve të Otavës, z. Arbnor Krasniqi dhe
djathtas homologu i tij nga Montreali, z. Kujtim Ismaili Ekipet e Montrealit dhe të Otavës (Ottawa) para ndeshjes Nga e majta në të djathtë, z. Kujtim Ismaili, z. Arbnor Krasniqi, organizatori
z. Ismail Latifi si dhe autori i reportazhit Futbollistë dhe mbështetës të tyre, nga Montreali
Një nga sulmuesit e ekipit të Montrealit, z. Ilir Mushkalaj, autori i golit të
parë për vizitorët nga Montreali E .... gol!!! Goli i parë i ekipit të Montrealit Pamje nga takimi Ottawa-Montreal AJET NURO
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |