VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DO TË ISHTE NJË FILM ME FUND TË HIDHUR!
Nga FLUTURA MCINTOSH

E Shtunë, 10.06.2012, 06:57am (GMT1)



Dikur në ato vite tmerri e makabre kontrolloheshin të gjitha, edhe një germë. Po sot.... pyetje e dhimbshme që mbart shumë përgjigje. U shfaq nje film, (Vdekja e Kalit), u pasqyrua një thërrime pjese nga ajo jetë, por më pas çfarë... vetëm një asgjë. Ç'bën regjizura, ç'bën dramaturgjia, ç'bëjnë teatri apo kinematografia në përgjithësi. Pse duhet të mbyten stacionet televizive nga filma apo telenovela të huaja. Askush nuk e merr mundimin që të realizojë një realitet të jetës së popullit të vuajtur.

Apo unë gaboj, duke kritikuar në këtë rast kinematografinë shqiptare. A thua që e kanë të ndaluar, a thua që akoma kanë mbi idetë dhe veprimtaritë e tyre një kontroll nga shteti i quajtur demokrat. Mundet të ekzistojë dhe kjo, sepse në këtë shtet ka nga ata që ishin autorë të atyre vuajtjeve. Mbase dikujt i djeg fort, se si ka spiunuar dhe ka burgosur njerëz, mbase ka dhe nga ata që kanë vënë pranga dhe pushkatuar...s'e di. Ndoshta arsyetimi më bën përsëri të gabuar, ndaj regjizurës. Apo dhe në qoftë se dikush e merr mundimin të realizojë diçka, nuk mundet të gjejë një fund të lumtur, sepse vuajtjet e tyre vazhdojnë....

Them se kjo mund të jetë një arsye e vërtetë, e cila do të kishte fundin e një filmi të përlotur e të dhimbshur... unë kërkoj dhe falje mbi këtë. PO, është vërtet për t'u mishëruar kjo situatë. - Vuajtjet vazhdojnë dhe vazhdojnë. E pse ATA vërtet sot kërkojnë minimumin, ATA kërkojnë atë që u takon drejt një integrimi, ATA kërkojnë vetëm një gjë të thjeshtë jetike. Dhe po t'iu plotësohet, ATA përsëri kanë gjënë më të madhe, që do t'iu mungojë deri sa të rrojnë, MORALIN SHPIRTËROR. As nuk shitet e as nuk blihet kjo ndjenjë. ATA janë të dërrmuar moralisht deri në palcë, ATA janë shumë të lodhur ndaj historisë së vuajtjeve, aq sa besoj që dhe forcë të tregojnë nuk kanë më. E pse... sepse vuajtjet e tyre nuk kanë fund !!!


FLUTURA MCINTOSH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.