E Martë, 03.19.2024, 07:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"Espresso": Ne të rinjtë e Teheranit
E Enjte, 08.20.2009, 03:41pm (GMT+1)

 

 

Fytyra e revoltës në Teheran mund të jetë kjo e Leilit, 27-vjeçe: e hollë dhe më sy depërtues si të Audrey Hepburn. Leili vesh xhinse të ngushta të mbuluara me një copë të lehtë pambuku, ka një makijazh të lehtë dhe një fuolard të bardhë mbi flokë. Ajo është një nga liderët e njohura të protestës. Si çdo ditë të javës shkon për gjatë, Valiasr Street, që ndodhet drejt universitetit, për të protestuar, si çdo ditë, pa autorizim dhe ku rituali ripërsëritet: ajo me miqtë e saj duke lëshuar parulla e duke ngritur lart në qiell dy gishtat e demokracisë, si shenjë e fitores; micilitë e damkosura basij që i ndjekin nga pas, i rrahin, duke gjakosur me shkop gome, e duke i arrestuar. Në ndonjë rast, për fat keq, edhe duke i zhdukur.

 

Përgjithmonë. Në më pak se dy muaj nga votimet e 12 qershorit, lideri shpirtëror i revolucionin iranian, ayatollah Ali Khamenei, ka rikonfirmuar si president të Iranit Mahmoud Ahmadinejad. Por opozita, e lidhur ngushtë mbas kandidatit Mir Hossein Moussavi, nuk dorëzohet. Vazhdon të denoncojë për vjedhje votash, çka është vërtetuar edhe nga vetë regjimi, por thonë se janë irrilevante. Lideri i opozitës Moussavi qorton përditë si një "farsë" procesin kundër qindra politikanëve, intelektualëve, njerëzve të zakonshëm që dalin në rrugë e në sheshe të protestojnë. Leili beson akoma, si pjesa më e madhe e të rinjve iranianë, për të ndryshuar gjërat. Edhe pse regjimi ka treguar egërsinë më të madhe kundër tyre. Ajo beson sepse shpreson për një të ardhme, në një shtet që është bërë tanimë emblema e obskurantizmit. Një regjim, i cili përdor shkopin e gomës dhe pisqollat, por në të vërtetë po tregohet shumë e dobët kundër një mosbindjeje të re, teknologjike, krijuese, me fantazi. Duhet fantazi e paparë të hipësh, nëpër tjegulla e çati, kur nata errëson gjithçka, e të shndërrosh thirrjen e hoxhës, "Allah-u-Akbar" (Zoti është i madh), një britmë protestuese. Duhet të dimë se duke bërtitur janë të rinj njëzetvjeçarë që nuk kanë shkuar asnjëherë në xhami. Nga çatitë aty afër kore të tjerë protestues, për së largu dëgjohen edhe të tjerë më larg, gjithkund si një eko e pafundme në errësirën e metropolit.

 

Të rinjtë e Teheranit kanë një ritual të çuditshëm, gati pothuajse të mekanizuar, në tetë javë protesta. Në mëngjes Leili, si të tjerët, kontrollon në Facebook, kush nuk ka azhornuar profilin e tij. Të bësh profilin e ri është një mënyrë për të thënë "është gjithçka ok, jam mirë". Në qoftë se dikush nuk përgjigjet, bie alarmi. Të shkon mendja tek e keqja. Si me Mohammad. Mohammad Kamrani ishte vetëm 18 vjeç. Kur nuk u përgjigj, as në telefon, shokët bënë hetime. Ishte arrestuar dhe dërguar në burgun e Evin-it. Mbas një jave na dhanë trupin e pajetë.

 

Leili punon në universitet ku mban një kurs mbi komunikimin, ka studiuar në Itali dhe citon Pirandello dhe Calvinon me shumë saktësi. "Tek zgjedhjet e mëparshme ishim të pakënaqur për mosreformim e shpallur nga Khatami dhe shumë nga ne për të protestuar kundër kësaj gjëje nuk shkuan të votojmë. Ahmadinejad është thjesht rezultati i një gabim që bëmë. Kemi krijuar hapësirën për këtë diktaturë anakronike". Dhe tani nevojitet që të shembet. Me punën e përditshme të militantes. Mbi pc karikon video të regjistruara me telefon që bëjnë xhiron e botës. "ajo që po ndodh është me të vërtetë interesante", shpjegon, "sepse represioni i pushtetit është ai klasik, por bota ka ndryshuar, internet ka bërë gjithçka klasike të panevojshme dhe ata nuk mund të bëjnë asgjë; provojnë të na kontrollojnë, por nuk mund të arrijnë t'i kontrollojnë të gjithë. Jemi vendi me i ri në botë, 45 milion të rinj në 65 milion shtetas. Mjafton të ecësh nëpër kryeqytet për  të kuptuar se ky nuk është një vend për të rinj, por është një, një vend me të rinj. Në Teheran ndotja e mjedisit po vret - thonë statistikat - 3.500 persona në muaj, dhe qyteti është i ndarë mëdysh: të varfrit poshtë, drejt shkretëtirës, të pasurit lart drejt maleve ku ajri është i pastër. Në pjesën e lartë jeton Leili. Ka butikë të çdo marke apo qyteti evropian, restorante klasi dhe lokale trendi me lidhje Wi-Fi (lundruesit në internet ishin 250 mijë në vitin 2000 e ishin 23 milionë në 2003, e pas këtij momenti regjistrojnë një rritje vjetore prej 9 për qind). Këtu chador-ët e zinj të Teheranit të jugut shihen shumë pak; vajzat mbajnë përçe ngjyra-ngjyra dhe elegante, të vënë pak mbi flokë, sikur do fluturonin tej. "Chadori është bërë një modë, e kemi transformuar në një element të tendencës. Perçe që nuk fshehin, por që, të vena lehtshëm, vejnë në dukje një stilin e flokëve modern. Dhe pastaj make up, buzëkuq, rimmel të vëna në atë pak hapësirë të dhuruar vështrimeve të tjera. "Dëshira për të pëlqyer dhe ndalesa e fesë japin mundësinë të përqendrohemi në estetikën e fytyrës" shpjegon Marjan. Me një konsekuencë shokuese: Teherani është qyteti me më shumë ndërhyrje kirurgjikale estetike në hundë në botë, 13 mijë në vit kundrejt 6 mijë të Britanisë së madhe. "Kushton një mijë dollarë dhe është bërë pothuajse një status simbol sa edhe djem e vajza shëtisin me një leukoplast mbi hundë për të treguar se janë operuar". Përgatiti Lavdrim Lita

...

Lavdim Lita


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kthimi i kredive në Bankën Botërore (08.20.2009)
Urime për ditëlindjen, z. President!Nga Michael Staples (08.20.2009)
Pluhuri i kometës tregon se jeta në Hapësirë mund të ekzistojë (08.20.2009)
Reuters: Turizmi malor në Alpet shqiptare më bukur se në Evropë (08.20.2009)
Dita kur Perdja e Hekurt nisi të copëtohet (08.19.2009)
Korsia tjetër e rrugës Durrës-Kukës e gatshme në fund të shtatorit (08.18.2009)
Rreziqet për stabilitetin e MaqedonisëNga Isuf Kadriu (08.18.2009)
Nuk ka instalim të komunave paralele serbe (08.18.2009)
"Reader's Digest", falimentimi i një ikone të vjetër (08.18.2009)
Sarandë, tani edhe në Krorzë ka jetë (08.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]