VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ushtarët shqiptarë në Afganistan, asnjë problem me sigurinë
E Premte, 08.21.2009, 11:12am (GMT1)

 

 

Në misionin paqeruajtës në Afganistan veprojnë edhe 251 trupa komando shqiptare. Sipas ministrisë shqiptare të mbrojtjes për ushtarakët nga Shqipëria nuk ka patur asnjë problem. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa foli në telefon me komandantët e dy kontingjenteve shqiptare të dislokuara në Kabul dhe Herat të cilët kanë konfirmuar se misioni i tyre vazhdon me sukses pa asnjë incidet të shënuar. Ministri i Mbrojtjes Oketa ka njoftuar se do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me trupat shqiptare deri në përfundim të procesit zgjedhor atje.

Shqipëria e cila që prej prillit të kaluar është një vend anëtar i Natos pak javë më parë vendosi që të shtojë praninë e trupave të saj në Afganistan dhe javën e kaluar nisi me urgjencë një tjetër kompani, pikërisht për të ndihmuar në masat përforcuese që janë marrë me rastin e zgjedhjeve presidenciale. 

Mbi 200 trupa shqiptare veprojnë në Herat, nën komandën italiane, një zonë e konsideruar relativisht e qetë dhe ku gjatë ditës së sotme nuk janë regjistruar incidente problematike me forcat talebane të cilat kanë kërcënuar popullsinë civile që do të merrte pjesë në votime. ZA
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.