E Shtunë, 04.20.2024, 06:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Në portin europian të Durrësit

Nga Mujë Buçpapaj


E Djelë, 08.23.2009, 09:36am (GMT+1)

 

Kur ilirët zgjodhën këtë liman për të ndërtuar portin, ata kishin patur një imazh të mirë jo vetëm të erës dhe detit, por të të gjithë hartës së Mesdheut, deri thellë rajoneve të Europës ku mbretërit ilirë eksportonin verë, grurë dhe armë. Në fakt ata kishin zgjedhur përjetësinë e Durrësit, këtij qyteti-port i cili ka trazuar për shekuj jo vetëm ata që parapëlqinin diellin e fortë dhe tregtinë me perëndimin, por edhe të tjerët që përfytyronin kontrollin e rajonit, duke nisur nga romakët deri perandoritë moderne.

Sido që hapësirat e Ilirisë erdhën duke u ngushtuar, Durrësi mbijetoi me fanarin e ndezur në breg, ku këto ditë gushti zbresin nga tragetet me mijëra shqiptarë, italianë, gjermanë, suedezë, britanikë, polakë etj, për të kaluar pushimet në këtë vend të dritës së gjatë dhe rërës së pafundme të Adriatikut.

Porti i Durrësit është porti më i madh i Shqipërisë, i cili po ndryshon me shpejtësi infrastrukturën, kapacitetet dhe teknologjinë, duke u shndërruar në një nxitës të fuqishëm të sipërmarrjes shqiptare në rajon si dhe lidhjeve të saj me perëndimin, sidomos tani që autostrada Durrës-Kukës funksionon çdo ditë. Sipas të dhënave të administratës, porti i Durrësit trajton afërsisht 90% të tregtisë ujore ndërkombëtare të Shqipërisë dhe 85% të import-eksporteve të tregtisë së vendit. Ai ndodhet rreth 40 km larg kryeqytetit të vendit Tirana. Niveli aktual i përpunimit të mallrave është 3.1 milion ton në vitme tendencë për t'u rritur.

Porti i Durrësit është shoqëri aksionere me 100% të aksioneve shtetërore. Porti është në varësinë e Ministrisë së Transporteve dhe menaxhohet nga Autoriteti Portual Durrës (APD), me drejtor zotin Eduard Ndreu, i cili gjatë katër vjetëve të fundit e ktheu portin e Durrësit, nga një ndërmarrje me një namë të keq ndërkombëtar, në një lidër të rajonit, sidomos pas përfundimit të autostradës Durrës-Prishtinë. Zoti Ndreu, një manaxher i ri, i stilit perëndimor, brenda një kohe të shkurtër i mundësoi komunitetit të transportit, klienteve portualë, përdorimin e faciliteteve të portit, duke bërë të mundur ofrimin e një shërbimi eficent dhe të besueshëm për kalimin e mallrave nga transporti detar në atë rrugor e hekurudhor me çmime konkurruese, pa burokaci dhe brenda një kohe shumë të shkurtër.

Hapja e rrugës së re Durrës-Kosovë ndjehet së pari në portin e Durrësit. Me mijëra emigrantë kosovarë kthehen këto ditë nga perëndimi për të kaluar pushimet në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Brenda pak muajve puna është dhjetëfishuar, dhe drejtori i Portit, Eduard Ndreu dhe stafi i tij nuk ka njohur ansjë ditë pushim gjatë kësaj vere të ngarkuar. Porti i Durrësit përpunon të gjitha llojet e mallrave si: rifuzo të thata, rifuzo të lëngshme, mallra gjenerale, kimikate, mallra të rrezikshme, plehëra kimike, konteinere etj. Kjo konsiston në importimin e mallrave si: miell, grurë, çimento, karburant, materiale ndërtimi, klinker, qymyr, mallra ushqimore, konteinere dhe në eksportin e mallrave si: mineral kromi, ferro-krom, skrap, konteinerë dhe mallra gjenerale, me çmimet më konkurruese në rajon. Porti i Durrësit sot është porti detar më i madh dhe më modern në Shqipëri falë edhe drejtimit plot talent dhe perspketivë të zotit Eduard Ndreu dhe stafit të tij. Në këtë qytet janë kryqëzuar rrugët e ilirëve, grekërve, romakëve, bizantinëve, sllavëve, normanëve, venecianëve, turqve dhe europianëve. Sot ky qytet me zhvillim të konsiderueshëm është shndërruar në një portë që lidh vendet e Ballkanit me Europën e Bashkuar dhe eksperienca perëndimore e drejtuesve të rinj të portit i ka shërbyer këtij synimi.

Nivel i lartë i kontrollit dhe sigurisë

Shumë anije prej mëngjesit i janë afruar portit dhe të tjera përpunohen me shpjetësi në pesë terminalet e mëdha të rikonstruktuara dhe zgjeruara. Durrësi është një qytet i cili nuk i ndërpreu kurrë lidhjet me perëndimin, biles edhe gjatë izolimit të egër komunist. Në vitet 1997-2005, porti vlerësohej si nga më problematikët e botës duke u përshkruar si i pasigurtë nga të gjitha raportet ndërkombëtare. Sfafi i drejtuesve të rinj të pasvitit 2005 arriti ta shndërronte portin në një institucion të sigurisë së lartë, të funksionimit modern dhe si të thuash të ribërjes së tij, duke filluar nga infrastruktura, teknologjia dhe deri tek shërbimet.

Tre javë më parë, porti përuroi qendrën e re kompjuterike të kontrollit të portit, nëpërmjet një rrjeti kamerash, i cili kontrollon imtësisht çdo gjë në port. Një kontroll total me një sistem unik, e cila drejtohet nga një grup ushtarakësh të specializuar. Ky sistem i ri e ka ngritur në një nivel të paparë nivelin e sigurisë në port, bashkë me sistemin tjetër të skanerave të kontrollit në portat hyrëse dhe dalëse të drejtuar nga polica e portit.

Një terminal i ri i pasagjerëve në ndërtim

Shpesh na ka qëlluar që të ndihemi pak si keq kur zbresim nga tragetet moderne në portin e Durrësit, për shkak të terminalit të rrënuar dhe infrastrukturës së vjetër të tij. Qysh prej 20 vjetësh të hapjes së vendit, ky terminal funksionoi më tepër si improvizim, pa patur një projekt apo një investim të rëndësishëm, duke u shndërruar në një ferr të vërtetë sidosmos gjatë pushimeve vjetore, kur Durësi përzgjidhet për tranzit nga shumë emigrantë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Por nuk do të jetë më kështu. Prej disa muajsh një investim i qeverisë shqiptare po kryhet me sukses. Siç thotë zoti Ndreu, "objektivi ynë është për të krijuar një shërbim cilësor të vazhdueshëm për pasagjerët. Është qëllimi që na çoi në idenë e ndërtimit të terminalit të ri, modern të trageteve, si një nga projektet më të rëndësishme për portin e Durrësit, punimet e së cilës kanë filluar prej rreth një viti". Transporti i pasagjerëve në portin e Durrësit kryhet në terminalin e trageteve, i cili menaxhohet nga Autoriteti Portual. Numri i trageteve që përpunohet në të njëjtën kohë është 4 deri në 5. Linjat e rregullta të trageteve janë nga Durrësi për në Bari, Ankona, Trieste, Koper etj. Në terminalin e trageteve përpunohen tragetet e pasagjereve të linjave të mësipërme dhe trageteve Ro-Ro, që transportojnë trajlera kamionë dhe ngarkesa mbi platforma me rrota.

Terminali i Konteinereve, krenaria e portit

Ajo që po i shton namin portit të Durrësit si një port i fuqishëm dhe i shpejtë është edhe terminali i ri i Konteinereve. Siç thotë zoti Ndreu, "terminali i Konteinereve zë një kapitull të rëndësishëm të portit të Durrësit, ku zhvillimi dhe modernizimi i tij po shihet si një mundësi e madhe për sigurimin dhe krijimin e tregjeve të reja".

Autoriteti Portual Durrës menaxhon terminalin e ri të konteinerëve ku përpunohen të gjithë tipet e konteinierëve nga 20-45 ton duke bërë të mundur reduktimin e ndjeshëm të mbingarkesës në kalatat ku përpunohen mallrat gjenerale.

Kapaciteti aktual i terminalit është rreth 45 mijë në vit. Siç shprehet Ndreu, "për të mbështetur përpunimin e anijeve konteinerike, terminali disponon një numër të konsiderueshëm pajisjesh e makinerishë bashkëkohore, një pjesë e të cilave janë blerë nga administrata aktuale. Gjithashtu, terminali disponon 51 poste për konteinerët frigoriferikë."

Terminali dhe gjithë porti i Durrësit pas një vendimi të stafit drejtues punon me një sistem 24 orësh dhe ofron ngarkim-shkarkim, ngarkim depozitim, përpunim horizontal kalatë-shesh, shesh-kalatë, ngarkim dhe shkarkim nga trajlejrat transportues, përpunim në shesh etj. Në terminal është instaluar zyra e kontrollit doganor, si dhe një skaner operacionet e të cilës mbulohen nga Autoriteti Portual Durrës.

Si rrjedhojë e funksionimit eficent të terminalit të konteinereve dhe investimeve në teknologjinë e përpunimit ka një rritje të ndjeshme të trafikut të konteinereve nga viti në vit. Aktualisht në portin e Durrësit operojnë katër linja të rregullta me destinacion Kastelon ( Spanjë), Malten, Pire (Greqi), Taranto Itali, etj etj, duke bërë të mundur ardhjen me frekuentim të përditshëm të anijeve me konteinerë.

Kur shikon vinçat e fuqishëm që ngrejnë konteinerë nga 45 tonë njëherësh e kupton se mitologjia e fuqisë dhe mbrojtjes së detit, nuk është më një fantazi, por një teknologji e rendontë këtu në port që ngarkon me shpjetësi kamionet gjigantë, të cilët nisen pastaj rrugëve të Shqipërisë, Kosovës dhe përgjatë rajonit të Ballkanit, sidomos tani që rruga e Kosovës është e standardeve ndërkombëtare.

Mujë Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Brutaliteti sovjetik e nazist në EvropëNga Brian Whitmore (08.22.2009)
Deutsche Welle: Zgjedhjet në Afganistan një hap i nevojshëm në drejtim të paqes (koment) (08.22.2009)
Pasojat e zgjedhjeve serbe (08.22.2009)
Begatitë e Muajit të RamazanitNga Enes Koshi (08.21.2009)
Nata kur Hitleri dhe Stalini ndanë EvropënNga Robert Coalson (08.21.2009)
Ushtarët shqiptarë në Afganistan, asnjë problem me sigurinë (08.21.2009)
"Espresso": Ne të rinjtë e Teheranit (08.20.2009)
Kthimi i kredive në Bankën Botërore (08.20.2009)
Urime për ditëlindjen, z. President!Nga Michael Staples (08.20.2009)
Pluhuri i kometës tregon se jeta në Hapësirë mund të ekzistojë (08.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]