VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Një jetë luftë, një shekull Pavarësi (6)
PËRJETËSISHT, DORËN N’FLAMUR
Teksti: ZEQIR LUSHAJ, Këndojnë: P. Brati e H. Kastrati

E Enjte, 11.01.2012, 07:45am (GMT1)


Ditës së Pavarësisë Kombëtare, 28 Nëntorit



Ismail Qemali i urti burrë,
Përjetsisht dorën n'flamur,
Atë Nëntor që ish i Dyti,
Kastriotin e përtriti.
Plaku i Vlorës me mjekër t'bardhë,
Prej Kosovës kush na ka ardhë?
300 pushkë, përnjëherë janë thur,
Gardh ju banë shqipes n'flamur.
Asht në Vlorë e gjithë Shqipëria,
Asht Prizreni e asht Çamëria,
Krujë, Gjakovë, me troje t'lashta,
Këtu janë Shkodra e Gjirokastra.
O Flamuri, kuq e zi!
Lum asht derdh gjaku për Ty,
Je i shtrenjtë ashtu si jeta,
Shqipja ecë me krahtë e veta.
Me dy krena e kena Shqipen,
Syrin çel natën dhe ditën,
Për Flamur e për at'dhe,
N'qiell të saj thyen çdo rrufe!
./.
-Tiranë, 1987-
(Nga libri "Fjala mbi tel...", faqe 18-19)


ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.