E Enjte, 04.18.2024, 10:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Digjet hotel Unioni, ndërtesë me vlera kulturore
E Djelë, 08.23.2009, 09:07pm (GMT+1)

 

Në Prishtinë është djegur në tërësi objekti më i vjetër në kryeqytet, i quajtur hotel "Union".

Dyshimet për një zjarrëvënie të qëllimshme kanë dërguar në polici një person për t'u marrë në pyetje, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia e Kosovës ka thënë për BBC-në se hetuesit janë duke punuar në lidhje me rastin. Ata nuk japin detaje deri në përfundim të hetimit.

Zjarrfikësit kanë qëndruar në vendngjarje deri në orën 10 të mëngjesit, për të shuar flakët, të cilat kanë dëmtuar tërësisht muret e brendshme dhe arkitekturën e jashtme.

Këshilltarja në Ministrinë e Kulturës Arbnore Riza në një reagim për BBC-në tha se se ky veprim dënohet ashpër nga Ministria dhe kërkon zbardhjen sa më parë të rastit.

"Për ne ky akt vandal është shumë i keq sepse çdo objekt i vjetër, përbën një histori. Besojmë që shumë shpejt do të marrim një raport final nga organet e hetuesisë"

Hotel Union është vlerësuar si objekt me rëndësi të madhe arkitekturore dhe kulturore në vend, ndër të rrallat që mund të ekzistojnë në kryeqytetin kosovar.

Objekti hotelier, i ndërtuar 82 vjet më parë është shpallur monument i mbrojtur kulturor- artistik.

Ai u shit nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në vlerë prej 3 milionë e 200 mijë eurosh.

Përfaqësues për mbrojtjen e monumenteve thonë se në të gjithë Kosovën janë të rrezikuara edhe shumë objekte të tilla, për shkak të mungesës ligjore dhe mosmenaxhimit të duhur nga ana e Ministrisë së Kulturës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në portin europian të DurrësitNga Mujë Buçpapaj (08.23.2009)
Brutaliteti sovjetik e nazist në EvropëNga Brian Whitmore (08.22.2009)
Deutsche Welle: Zgjedhjet në Afganistan një hap i nevojshëm në drejtim të paqes (koment) (08.22.2009)
Pasojat e zgjedhjeve serbe (08.22.2009)
Begatitë e Muajit të RamazanitNga Enes Koshi (08.21.2009)
Nata kur Hitleri dhe Stalini ndanë EvropënNga Robert Coalson (08.21.2009)
Ushtarët shqiptarë në Afganistan, asnjë problem me sigurinë (08.21.2009)
"Espresso": Ne të rinjtë e Teheranit (08.20.2009)
Kthimi i kredive në Bankën Botërore (08.20.2009)
Urime për ditëlindjen, z. President!Nga Michael Staples (08.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]