VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZËVENDËSMINISTRI NUREDIN LUSHTAKU KA RRAHUR DREJTORIN MUSTAFË XHEMAJLI

E Shtunë, 11.03.2012, 07:24pm (GMT1)



Prishtinë, 3 nëntor Zëvendësministri i Diasporës, Nuredin Lushtaku, ka rrahur të hënën drejtorin e Departamentit për Politika të Diasporës në këtë ministri, Mustafë Xhemajli. Burime nga Ministria kanë thënë se Lushtaku e ka goditur me grushte e shuplakë Xhemajlin, në objektin e Qeverisë së Kosovës, për shkak se kishte refuzuar që të punësonte një person të cilit i kishte premtuar punësim zëvendësministri i Diasporës.

Rasti nuk është raportuar në polici fare, por ka tashmë ky konflikt ka rënë ndër burra. Sipas burimit ka ndërhyrë edhe kryeministri Hashim Thaçi për t'i pajtuar, porse misionin për pajtimin e tyre tashmë e ka marrë në dorë, kushëriri i zëvendësministrit Lushtaku, Sami Lushtaku.

Mustafë Xhemajli është vëllai i madh i veprimtarëve politikë, Bajrush dhe Emrush Xhemajlit. Lushtaku e Xhemajli kanë qenë bashkëveprimtarë shumë vjet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ndërsa tash punojnë në një institucion, njëri me pozitë politike e tjetri menaxheriale.  


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.