VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZOTBEKUARA, E DREJTA HUMANE
Poezi kushtuar martirit Lirak Bejko
Nga ARTUR VREKAJ

E Djelë, 11.04.2012, 09:15am (GMT1)



Dhe zjarrit i kalle datën,

dhe Tiranën e shkunde

shtet e bajrak;

Bota pa në mes të ditës Shqipërinë

që ringrihej me ty, Lirak!

 

KërthizëShqipërisë,

flamuri kombëtar mban zi

nëntornjëqindit të Vlorës

për Kauzën e Pabërë Liri!

 

Si dje, si sot njëlloj

na piu sytë

DyFytyrëParia!

 

Gjumëtrembur,

TiranëBllokReja

Lanës friket nga vegjëlia!

 

Edhe vdekja vetë ka frikë

e jo me pusht-etarët;

Kur të pambrojturit kryengritës

veç për të drejta humane

i brumin fjalët!

 

Shumë kulte varr e ç'varr Tiranë,

Llum e më llum

Po shkon detit o Lanë!

..................................

Liria përflakur klith SheshTirane,

për më të thjeshtën - zotbekuar

të drejtën humane!

 

ArturVrekaj2012nentor3usa

 

ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.