VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RRUGA E PAQES PO NA THËRRET
– Kushtuar Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova –
Nga ZEQIR LUSHAJ

E Martë, 11.06.2012, 09:05am (GMT1)



Mbi Prishtinë, mërzia e loti,
E shkrinë borën që e lshoi moti,
Prej çdo vatre t'Ilirisë,
I vijnë ngushllime Dardanisë,
Përmbi Dri, ja shtërngojnë dorën:
Zoti shëndosh, t'lasht për Rugovën.
Kurr s'kish gjetë vdekje ma t'mirë,
Presidenti i Kosovës s'lirë,
Burrë zakoni, e pendë e fortë,
Plot respek ndër miqtë e shoktë,
Bota i tha, mes telegramit,
-Shkofsh n'Parajsë, Gandi i'Ballkanit.
N'atë Xhenet, t'priten te dera,
Papë Gjon Pali e Nanë Tereza,
Prezantimin, lartë ta bani,
Avdyl Frashni dhe Bogdani.
Numri NJË, do jeshë për kombin,
Si e ka USA, Vashingtonin.
Rruga e paqes po na thërret,
Varni armët n'baski t'vet,
Boll barut, kem' djegë qyshkurë,
Pushka-top, don shumë kulturë,
Drejtë Evropës, për zemrat tona,
Dirigjent - doktorr Rugova.
./.
USA, Shkurt, 2006
(Nga libri "Fjala mbi tel...", faqe 36-37)


ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.