VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AUREOLA E FITORES SË OBAMËS

E Mërkurë, 11.07.2012, 09:35am (GMT1)



Barack Obama është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidati republikan Mitt Romney, i uroi fitoren Obamës.
Presidenti amerikan Barak Obama ka fituar rizgjedhjen në një mandat të dytë katërvjeçar, duke mundur rivalin e Partisë Republikane Mitt Romney.

Obama ka deklaruar fitoren në një fjalim para mbështetësve të tij në qytetin e tij të Çikagos, duke thënë: "Amerika shkon përpara."

"Sonte në këto zgjedhje, ju populli amerikan, na përkujtuat se kur rrugët tona ishin të vështira, kur udhëtimi ynë ishte i gjatë, ne jemi ngritur, kemi luftuar dhe në zemrat tona e dinë se më e mira për Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijë", u shpreh Obama.

Ai e nisi fjalimin duke iu falënderuar votuesve dhe duke ia atribuar fitoren mbështetësve të tij.

Obama tha se detyra për ta "bërë të përsosur unionin tonë, ka shkuar përpara... dhe arsyeja jeni ju".

"Ne jemi një familje amerikane, dhe ne ngrihemi, ose biem bashkë si një komb", u shpreh presidenti i rizgjedhur, Barack Obama.

Kandidati republikan, Mitt Romney, e pranoi humbjen e zgjedhjeve në një fjalim para mbështetësve, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në shtabin e tij të fushatës në Boston.

"Unë sapo e kam thirrur presidentin Obama për ta uruar për fitoren e tij. Edhe mbështetësit e tij dhe ekipi i fushatës së tij mertiojnë gjithashtu përgëzimin. Ju dëshiroj më të mirat, por në veçanti presidentit, Zonjës së Parë dhe vajzave të tyre. Kjo është kohë e sfidave të mëdha për Amerikën dhe unë lutem që presidenti të jetë i suksesshëm në udhëheqjen e kombit tonë", u shpreh Romney, i cili bëri thirrje për tejkalimin e dallimeve partiake.

"Kombi, siç e dini, gjendet para një pike kritike. Në kohë si kjo, nuk mund të rrezikojmë me grindjet partiake dhe pompozitetin politik. Liderët tanë duhet t'i afrohen kundërshtarëve për ta kryer punën e popullit", u shpreh ish guvernatori i Masaçusetsit.

Fitorja e pritur e Obamës u shpall, pasi rrjetet transmetuese të SHBA-së, projektuan se presidenti në detyrë, ka fituar shtetin e Ohajos, në garën e ngushtë presidenciale, duke e çuar Obamën në fitimin e më shumë se 270-votave të Kolegjit Zgjedhor të nevojshme për të siguruar presidencën, sipas sistemit amerikan zgjedhor.

Parashikimet e fundit bazuar në rezultatet e pjesshme dhe exit polle, tregojnë se  presidenti i 44-të i SHBA dhe drejtuesi i parë me ngjyrë i Zyrës Ovale, ka fituar më shumë se 300 vota elektorale.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.