E Shtunë, 04.20.2024, 12:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'PAVARËSIA - UDHËTIMI I PAHARRUAR I ISMAIL QEMALIT'
Libri “Pavarësia” është një përpjekje e re për të hedhur dritë mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe Ballkanit në fillim të shekullit të 20

E Enjte, 11.08.2012, 04:42pm (GMT+1)




Gazetari Ilir Ikonomi publikoi në Tiranë librin e tij të ri "Pavarësia - Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit" në mesin e një ceremonie ku  morën pjesë historianë, diplomatë dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Historiani Ferid Duka ka shkruar parathënien e librit. Ai thotë se autori asqyron saktë ngjarjet dhe zbërthen në thellësi karakterin e Ismail Qemalit.
 
"Kam shkruar në parathënien që e hap këtë libër se kemi të bëjmë me një punim që ka vlera të veçanta sa i përket njohjes së figurës së Ismail Qemalit në tërësi, njohjes sidomos të thelbit historik të kësaj figure, që e përbën segmenti Stamboll-Vlorë, në kuptimin metaforik të kësaj fjale" - tha zoti Duka.
 
Autori Ilir Ikonomi, gazetar i "Zërit të Amerikës" tha në ceremoni se libri përshkruan vetëm 26 ditë udhëtimi të Ismail Qemalit, deri në 28 nëntor 1912, kur edhe u shpall pavarësia e Shqipërisë. "Shpallja e pavarësisë nuk shënoi çdo gjë sepse pati edhe punë të mëtejshme për ta ndërtuar atë Shqipëri që Ismail Qemali krijoi. Ky është një udhëtim tepër emblematik për Shqipërinë, është një udhëtim që përmbledh në 26 ditë gjithë atë që bëri më të mirë Ismail Qemali" - tha zoti Ikonomi.
 
Ndërsa kryeministri Sali Berisha tha se libri për Ismail Qemalin tregon se si ky diplomat i njohur themeloi shtetin e pavarur shqiptar në kushtet më të vështira historike. "Libri është një apoteozë e vërtetë për Ismail Qemalin, për burrin që në kushtet më të vështira të ekzistencës sonë, në kushtet kur një perandori ku shqiptarët ishin pjesë e saj rreth 400 500 vjet po shembej, në kushtet kur fqinjët u vërsulën për ta asgjësuar kombin jetim dhe të pambrojtur shqiptar" - tha zoti Berisha.
 
Libri "Pavarësia - Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit" është një përpjekje e re për të hedhur dritë mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe Ballkanit në fillim të shekullit të 20, kur lufta botërore ishte në prag dhe kur popujt e vegjël përpiqeshin me të gjitha fuqitë të shpëtonin nga hija e rëndë e shkatërrimit të perandorisë otomane.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'SHQIPTARËT VEPROJNË TANI!' (11.08.2012)
AUREOLA E FITORES SË OBAMËS (11.07.2012)
KATËR VJET TË TJERA - PUNËT E PAKRYERA TË OBAMËSNga HEATHER MAHER (11.07.2012)
DEMOKRATËT FESTOJNË PARA SHTËPISË SË BARDHË (11.07.2012)
SKËNDER TUFA - RRËFEJ GJASHTË ORËT BRENDA QELIVE TË KOMISARIATIT NR 1 (11.06.2012)
NUK DIMË Ç’TË BËJMË ME VDEKJEN E LIRAKUT!Nga ALEKSANDËR ÇIPA (11.06.2012)
RRUGA E PAQES PO NA THËRRET– Kushtuar Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova –Nga ZEQIR LUSHAJ (11.06.2012)
UJËRAT MUND TË PRODHOJNË PËRPLASJE MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS (11.05.2012)
TI IKE VËLLAI I VUAJTJEVE FLUTUROVE LARTKushtuar Lirak BejkosPoezi nga PËLLUMB LAMAJ, ish i burgosur politik i Spaçit (11.05.2012)
NDERIME NË NJU JORK PËR DËSHMORIN LIRAK BEJKOFotoreportazh nga ILIR HYSA, Ph. D. (11.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]