E Enjte, 04.18.2024, 06:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MARK GJONAJ FITON NË ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME PËR ANËTAR TË ASAMBLESË SË NJU JORKUT
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 11.08.2012, 07:03pm (GMT+1)



Mark Gjonaj, për fushatën e të cilit kam shkruar edhe më parë, është një aktivist i dalluar dhe i pa lodhur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe tani më në fund, mund të themi zyrtarisht dhe me krenari, edhe anëtari i parë me origjinë shqiptare në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut. Mark Gjonaj, ka lindur në Amerikë, nga prindër shqiptarë që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Reçi i Ulqini. Të martën që kaloi, në zgjedhjet e përgjithëshme që u mbajtën në Amerikë, Z. Mark Gjonaj fitoi në listën e partisë demokrate me vota dërmuese (79%) në lagjën elektorale numër 80 të shtetit Nju Jork. Në zgjedhjet e përgjithëshme pardje, Mark Gjonaj u përballua me katër kandidatë të partive të tjera dhe shënoi një fitore historike, falë kryesisht angazhimit të plotë të komunitetit shqitaro-amerikan që e mbështeti edhe financiarisht dhe publikut më të gjërë vendas, por mbi të gjitha duhet njohur edhe puna e rëndë dhe fushata që Mark Gjonaj, megjithëse për herë të parë në politikë, udhëhoqi me mjeshtëri të një veterani. Gjatë fushatës, ai kaloi nepër një site të imtë, që më në fund bindi banorët e lagjës elektorale 80 të Nju Jork-t se ai ishte kandidati më i mirë. Gjithashtu, duket se i bindi votuesit se ai do të jetë, siç ka thënë në një intervistë më heret për Zërin e Amerikës, se "që të jeshë zëri dhe fëtyra e popullit, duhet të jeshë syri dhe veshi i tij, të shohësh dhe të dëgjosh pra e të merrësh parasyshë nevojat dhe ankesat e votuesve.'' Siç kemi përshëndetur fillimisht vendimin e tij -- jo të lehtë -- për të kandiduar dhe për t'u angazhuar në politikën amerikane, tani me kënaqësi dhe krenari ofrojmë urimet tona më të përzemërta që Marku të dalë me sukses në karjerën e tij të re dhe të jetë një përfaqsues i denjë jo vetëm i zonës së tij elektorale të cilën ai do të përfaqësojë në Albani, por që të jetë edhe një shëmbull krenarie për komunitetin shqiptaro-amerikan të Nju Jork-ut dhe më gjërë, i cili gjatë disa muajve të fundit ka treguar mbështetjen e tij të palëkundur, e sidomos për brezin e ri të komunitetit shqiptaro-amerikan.






-
Vijon deklarata që Z. Mark Gjonaj bëri për mediat me rastin e fitores së tij:

Deklaratë e Zotit Mark Gjonaj pas Fitores në zgjedhjet e së Martës

Dje, pas disa muajsh pune të rëndë dhe përgatitjesh, banorët e lagjës numër 80 të zgjedhjeve për Asaamblenë e shtetit Nju Jork hodhën votën e tyre dhe më kanë zgjedhur mua për t'i përfaqësuar ata në kryeqytetin Albani të Nju Jorkut. Për mua, ky vendim i votuesve të kësaj lagje, është një nder i veçantë. Prandaj, të gjithë atyre që votuan për mua u jam shumë mirënjohës, si edhe falenderoj vullnetarët, stafin tim dhe secilin që ka punuar dhe kontribuar me qëllim që fushata ime të delte me sukses. Pres me pa durim të filloj nga detyra, ashtuqë të ndërmarrim ndryshimet e nevojshme për të mirën e të gjithë banorëve të lagjës zgjedhore numër 80 të Legjislaturës së shtetit të Nju Jorkut.
FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'PAVARËSIA - UDHËTIMI I PAHARRUAR I ISMAIL QEMALIT'Libri “Pavarësia” është një përpjekje e re për të hedhur dritë mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe Ballkanit në fillim të shekullit të 20 (11.08.2012)
'SHQIPTARËT VEPROJNË TANI!' (11.08.2012)
AUREOLA E FITORES SË OBAMËS (11.07.2012)
KATËR VJET TË TJERA - PUNËT E PAKRYERA TË OBAMËSNga HEATHER MAHER (11.07.2012)
DEMOKRATËT FESTOJNË PARA SHTËPISË SË BARDHË (11.07.2012)
SKËNDER TUFA - RRËFEJ GJASHTË ORËT BRENDA QELIVE TË KOMISARIATIT NR 1 (11.06.2012)
NUK DIMË Ç’TË BËJMË ME VDEKJEN E LIRAKUT!Nga ALEKSANDËR ÇIPA (11.06.2012)
RRUGA E PAQES PO NA THËRRET– Kushtuar Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova –Nga ZEQIR LUSHAJ (11.06.2012)
UJËRAT MUND TË PRODHOJNË PËRPLASJE MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS (11.05.2012)
TI IKE VËLLAI I VUAJTJEVE FLUTUROVE LARTKushtuar Lirak BejkosPoezi nga PËLLUMB LAMAJ, ish i burgosur politik i Spaçit (11.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]