VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

E shkruar më 8 nëntor 2012
DITË E TRISHTUESHME NË HISTORINË TONË
Nga VAL KARANXHA

E Premte, 11.09.2012, 09:12am (GMT1)

Sot eshte data 8 nentor 2012, ne Facebook pashe dhe u kujtova se eshte nje nga ditet me te zeza ne historine e Shqiperise. Dita e krijimit te partise komuniste shqiptare. Ne kete dite fati i popullit tone mori nje kthese drejt ferrit dhe ideolgjise me manipuluese,  me mizore qe ka njohur njerzimi. Udheheqesit komuniste te porsa ardhur ne fuqi, ia mbyllen syte popullit dhe e izoluan ne menyre qe ti nenshtroheshe nje  nga diktaturave me te egra e cila u mbajt nga nje njeri llogjika e te cilit ishte e errur nga egoizmi, krimi, dhe mbajtja e pushtetit ne cdo menyre. 100,000 vete u denuan per motive politike, u persekutuan padrjetesisht duke u zhveshur nga cdo dinjitet njerzor. Pjeses tjeter se popullit ju shpelan trute me ideologji komuniste, nate, dite, ne pune, media, shkolle. Historia jone u ndryshua, letersia kinematografia u ben servile te ideologjise komuniste. Arti shqiptar mori goditje te rende dhe vlerat tona te mirefillta u zevendesuan me vlera dhe koncepte te mentalitetit  marksist leninist me te cilen nuk na bashkonte asnje gje. Menyra e jeteses  shqiptare ndryshoi, familja, traditat shqiptare u ndryshuan, besimi shpirteror u hoq per te t'jua lene vendin idhujve te rinj komunist, lufta e klasave percau popullin dhe familjet, njerzit humben besimin ne vetvete dhe tek te dashurit e tyre nga frika e persekutimit dhe humbjes se gjithckaje. Ky manipulim i eger ndryshoi natyren burrerore te shqiptarit. Jeta u standardizua me formula  komuniste dhe u ul ne  nivelet te uleta. Ekonomia u centralizua dhe shqiptari i fshatit dhe i qytetit u zhvesh nga cdo kapital financiar.  Miq te dashur, te flasesh per komunismin duhen te pakten 50X365=18,250 dite. Ky paragraf nuk e shpreh kurre demin e sjelle nga partia komuniste shqiptare. Eshte vetem nje permbledhe e shkurter idesh. Le te mos kthehemi kurre ne ate ferr qe ndryshoi breza te tere, ndryshoi Shqiperine tone. E verteta eshte se komunizmi eshte e kunderta e zerit te lire demokratik dhe pushtetit te popullit. Te gjithe e dime kete. Edhe kaq do mjaftonte per ta luftuar. 

 

VAL KARANXHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.