Fushata e Barack Obamës ka publikuar një video të presidentit amerikan duke
qarë, teksa falënderon anëtarët e stafit të tij pas rizgjedhjes në krye të
Shteteve të Bashkuara.
Duke folur me stafin në Çikago, Obama ka fshirë lotët dhe është shprehur krenar
me punën e tij.
"Ajo që ju keni bërë, nënkupton që puna ime është e rëndësishme. Jam vërtet
krenar. Jam krenar me të gjithë ju", ka thënë Obama.
Në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, Obama ka mundur rivalin e tij
republikan, Mitt Romney, duke siguruar shumicën në Kolegjin Zgjedhor, ashtu si
edhe në votën popullore.