E Shtunë, 04.20.2024, 04:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Buçkovski: Maqedonia shtet i izoluar që eksperimenton
E Martë, 08.25.2009, 05:03pm (GMT+1)

 

"Mosvendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën përkon me ngrohjen e marrëdhënieve të Shkupit me Beogradin", thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Vllado Buçkovski, deputet i LSDM-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë.


RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Buçkovski, si do ta përkufizonit qëndrimin aktual të Qeverisë së Maqedonisë ndaj Kosovës?
VLLADO BUÇKOVSKI: Është e qartë se Maqedonia po kalkulon me vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Kosovën.

Sipas mendimit tim, kjo ndodh për shkak të ngrohjes së marrëdhënieve me Beogradin dhe pas dërgimit të sërishëm të ambasadorit maqedonas atje.

RADIO EVROPA E LIRË: Ku, sipas jush, qëndron shkaku për këtë ambivalencë, a vetëm për ambasadorin?
VLLADO BUÇKOVSKI: Sipas meje, ky nuk është shkaku i vetëm. Në përgjithësi, pra edhe në politikën e jashtme po vazhdon populizmi, i cili është veçoria kryesore e qeverisjes së Gruevskit.

RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Buçkovski, Kosova e ka përkrahjen e NATO-s dhe të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, struktura këto ku Maqedonia synon të anëtarësohet. A do të thotë kjo se politika e Shkupit nuk është në një vijë me politikën e Brukselit?
VLLADO BUÇKOVSKI: Është më se e qartë se në tre vjetët e kaluar, Maqedonia, si një nga liderët në rajon dhe një nga aleatët më të fuqishëm të Brukselit dhe Uashingtonit, është bërë, sipas meje, shteti më i izoluar, i cili në pjesën e politikës së jashtme po bën shumë eksperimente.

Në vend që deri në fund t'i realizojë premtimet që u dhanë pas formimit të qeverisë ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim për vendosjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, ne tash po shohim se nga gjithë kjo ka mbetur vetëm premtimi i kotë.

RADIO EVROPA E LIRË: Qeveria aktuale u shpalli moratorium marrëdhënieve ndëretnike, por ngjarjet në Nerez të Shkupit treguan diçka tjetër.
Si e vlerësoni reagimin e pushtetit?
VLLADO BUÇKOVSKI: Megjithëse pushteti përpiqet që çështjet e marrëdhënieve ndëretnike t'i kufizojë brenda Marrëveshjes Kornizë, mendoj se atmosfera e krijuar vitin e fundit me antikitetin dhe me aleancën e fortë, të cilën Gruevski e demonstron me Kishën Ortodokse maqedonase, e prish konceptin e ndërtimit të shtetit multietnik, multikonfesional dhe multikulturor.

Përkundrazi, me sforcimin e "maqedonizmës" dhe kërkimin e rrënjëve te Maqedonia antike, ajo po krijon një atmosferë, e cila, sipas meje, është shumë e brishtë.

Incidenti në Nerez mund të jetë vetëm paralajmërimi i fundit se gjërat mund të shkallëzohen në kahe të padëshiruara, në qoftë se edhe më tej nënvlerësohet rëndësia e multietnicitetit të vendit tonë.

RADIO EVROPA E LIRË: Disa analistë tërheqin vërejtjen se përderisa Qeveria e Gruevskit thotë se po punon për integrimin në strukturat euroatlantike, brenda në vend po ndodhin procese dezintegruese. Çfarë është qëndrimi juaj?
VLLADO BUÇKOVSKI: Përfundimisht po tregohet se për Qeverinë e Gruevskit, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian nuk janë prioritet dhe se ata do të ishin të lumtur, ashtu siç parashohin disa analistë, që përkundër raportit pozitiv dhe rekomandimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE, grekët përsëri ta përdorin veton, që të mos vijë deri tek ajo që e dëshirojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Pra, të fillojë sforcimin e mëtejmë të nacionalizmit maqedonas dhe t'i kërkojë armiqtë e jashtëm jashtë vendit dhe ata të brendshëm në vend.

Për fat të keq, në Republikën e Maqedonisë nuk ndjehet fryma e euro-integrimeve, e cila dominon në disponimin e përgjithshëm të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike të tyre.

RADIO EVROPA E LIRË: A ka qeveria vullnet të sinqertë që të përballet me këtë çështje, meqë e ka shumicën absolute?
VLLADO BUÇKOVSKI: Mendoj se çelësi qëndron në sjelljen e Bashkimit Demokratik për Integrim. Për mua BDI-ja është e padefinuar, sepse për një periudhë të gjatë nuk mund të zbuloj se ku qëndron shkaku për këtë pozicion tejet të margjinalizuar të saj në Qeverinë e Maqedonisë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
The Telegraph: Politikanët vizionarë rrëzuan Murin e BerlinitNga Charles Powell (08.25.2009)
Eksperimenti akademik i radhësNga Behar GJOKA (08.24.2009)
"Dita e Atdheut" - Fjalimi i Merkelit para Shoqatës së të Dëbuarve (08.24.2009)
Digjet hotel Unioni, ndërtesë me vlera kulturore (08.23.2009)
Në portin europian të DurrësitNga Mujë Buçpapaj (08.23.2009)
Brutaliteti sovjetik e nazist në EvropëNga Brian Whitmore (08.22.2009)
Deutsche Welle: Zgjedhjet në Afganistan një hap i nevojshëm në drejtim të paqes (koment) (08.22.2009)
Pasojat e zgjedhjeve serbe (08.22.2009)
Begatitë e Muajit të RamazanitNga Enes Koshi (08.21.2009)
Nata kur Hitleri dhe Stalini ndanë EvropënNga Robert Coalson (08.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]