E Premte, 04.19.2024, 01:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Protokolli i Eulexit me Beogradin duhet nënshkruar

Nga Nexhmendin Spahiu


E Mërkurë, 08.26.2009, 09:00am (GMT+1)

 

-Ky moment politik është rezultat i investimit të Bashkimit Evropian duke përdorur "pak shkopin e shumë karrotën" ndaj Beogradit. Natyrisht, kosovarët do të donin që politika e Bashkimit Evropian karshi Beogradit të jetë ajo e "shkopit të madh e karrotës së vogël" por Prishtina nuk mund të ndryshojë këtë politike të Brukselit duke e shantazhuar Brukselin me bllokim të proceseve  aty ku Bashkimi Evropian investon.-Nënshkrimi i protokollit mes Eulex-it dhe Beogradit nuk garanton se Kosova nuk do të Bosnjizohet (të ndahet në dy republika dhe të bëhet federatë e brishtë) por është një shansë më shumë që deri te kjo të mos vihet.

 

Më bëri përshtypje një titull gazete "Lidershipi i Kosovës bllokon" (protokollin mes Eulex-it e Beogradit). Në fakt, lidershipi i Kosovës po bllokon gjithëçka e më së shumëti zhvillimin e Kosovës. Bllokimi është bërë metodë e zhvillimit të politikës kosovare. Për më tepër në disa raste të politikave të tilla të gabuara lidershipi i Kosovës po e merr edhe përkrahjen e opzitës në mënyrë direkte e më shpesh në mënyrë indirekte. Politikat e gabuara me përkrahje të opozitës janë edhe më të dëmshmet sepse këtu motorët ndizen deri në fund derisa të ndodhë theqafja.

Janë shumë arsye që lidershipi kosovar nuk duhet ta kundershtojë nënshkrimn e protokollit mes Eulex-it dhe Beogradit.

Së pari, ky moment politik është rezultat I investimit të Bashkimit Evropian duke përdorë "pak shkopin e shumë karrotën" ndaj Beogradit. Natyrisht, kosovarët do të donin që politika e Bashkimit Evropian karshi Beogradit të jetë ajo e "shkopit të madh e karrotës së vogël" por Prishtina nuk mund të ndryshojë këtë politike të Brukselit duke e shantazhuar Brukselin me bllokim të proceseve  aty ku Bashkimi Evropian investon.

Në fakt, bllokuesi kryesor I  proceseve evropiane në Ballkan është Beogradi dhe ai për këtë ka paguar dhe po e paguan ende çmimin për këtë. Para 20 viteve Beogradi zotëronte gjithë Ballkanin Perëndimor dhe tani ka mbetë ku ka mbetë. Prishtina nuk duhet të ndjekë rrugën e Beogradit. Nëse Beogradi me histori gati 200 vjecare si komb, me një politikë të tillë ka humbur 2/3 e territoreve që zotëronte (Slloveninë, Kroacinë, gjysmën e  Bosnje Hercegovinës, Maqedoninë, Malin e Zi dhe  ¾  e Kosovës), atëherë me politikë të tillë Kosova jo vetëm që humbë veriun e saj e pjesë tjera po edhe rrezikon të perspektiven e vet si shtet.

Njohja nga 62 shtete (e as edhe nga 192 shtete) nuk është garancë se shteti në fjalë do të ekzistojë. Edhe Bashkimi Sovjetik, e Jugosllavia kanë qenë të njohura nga të gjitha shtetet e botës po ku janë sot?. Ajo çfarë siguron ekzistencën dhe perspektiven e një shteti është politika e mençur e klasës politike të atij shteti. Madje sa më i vogël të jetë shteti aq më të mençur lypset ta ketë klasën e vetë politike. Shtetet e fuqishme e kanë luksin edhe të gabojnë. Ato dëmtohen kur gabojnë por nuk u rrezikohet ekzistenca. SHBA i  ka humbur mbi 5000 ushtarë në Irak dhe prap janë shteti më i fuqishëm I botës. Me ba Kosova me I hy ndonjë aventure e me i humbë 5000 ushtarë të FSK-së, mbetet pa ushtri fare e zhduket si shtet. Serbia ka humbe 2/3 e territoreve qe mbante nën kontroll, I ka qëndruar bllokadës ekonomike për disa vite rresht në kohën e Millosheviqit po prap është shtet. Imagjinoni Kosovën në një rast të tillë. Kjo është arsye e mjaftueshme për të mos marrë për model politikën e Serbisë në drejtim të Perëndimit.

Nënshkrimi I protokollit mes Prishtinës e Beogradit do t'ishte I mirëseardhur, po kush I ka faj Prishtinës që nuk është e zoja t'ia imponojë Beogradit një gjë të tillë ashtu siç ia ka imponuar Brukseli Beogradit. Tani Prishtina do të tregojë se është e zonja ta bllokojë Bashkimin Evropian. Natyrisht me kollaj është me prishë se sa me ndreqë, por politika e bllokimit të tregon se nuk je duke shkuar përpjetë po je duke rënë teposhtë. Kur bllokimi paraqitet si sukses kjo tregon se nga po e çon klasa politike Kosovën.

Interesi i Kosovës është që të mos bllokohet ky proces edhe për arsyen se me ketë nënshkrim protokolli, Beogradi po futet ngadale nën kthetrat e aleateve tanë (jo nën kthetrat tona, po të aleatëve tanë) me të cilët ne nuk guxojmë t'i ftohim marrëdhëniet, sado që ndonjë diplomat perëndimorë për ta testuar klasën politike të Kosovës edhe mund t'i nxitë politikanët tanë në drejtim të të marrurit poza "patriotike".

Kundershtimi i nënshkrimit të protokollit mes Eulex-it dhe Beogradit mund të lërë përshtypjen se klasa politike e Kosovës është e ndërlidhur me struktura mafioze dhe se i lëverdisë një gjendje amullie siç është aktualisht.

Nënshkrimi i protokollit mes Eulex-it dhe Beogradit nuk garanton se Kosova nuk do të bosnjizohet (të ndahet në dy republika dhe të bëhet federatë e brishtë) por është një shansë më shumë që deri te kjo të mos vihet. Në të kundërtën, me politika të vendnumrimit e të bllokimit,  Kosova po shkon pashmangshëm drejt bosnjizimit të saj.
Nexhmedin Spahiu


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EULEX Made in SerbiaNga VETËVENDOSJE! (08.26.2009)
Buçkovski: Maqedonia shtet i izoluar që eksperimenton (08.25.2009)
The Telegraph: Politikanët vizionarë rrëzuan Murin e BerlinitNga Charles Powell (08.25.2009)
Eksperimenti akademik i radhësNga Behar GJOKA (08.24.2009)
"Dita e Atdheut" - Fjalimi i Merkelit para Shoqatës së të Dëbuarve (08.24.2009)
Digjet hotel Unioni, ndërtesë me vlera kulturore (08.23.2009)
Në portin europian të DurrësitNga Mujë Buçpapaj (08.23.2009)
Brutaliteti sovjetik e nazist në EvropëNga Brian Whitmore (08.22.2009)
Deutsche Welle: Zgjedhjet në Afganistan një hap i nevojshëm në drejtim të paqes (koment) (08.22.2009)
Pasojat e zgjedhjeve serbe (08.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]