E Premte, 04.19.2024, 01:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BBC: Dënohet sulmi ndaj EULEXit
E Mërkurë, 08.26.2009, 09:09am (GMT+1)

Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Prishtinë kanë dënuar sulmin e lëvizjes Vetëvendosje ndaj pronës së EULEX-it.

Zyrtarët e misionit të BE-së thanë se çdokush ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore, por theksuan se shkaktimi i dëmit kriminal nuk i çon përpara interesat e askujt.

Dëmtimi i rreth 30 makinave të EULEX-it, sipas aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë ishte formë e shprehjes së pakënaqësisë së tyre me bisedimeve që ky mision po zhvillon me Serbinë për nënshkrimin e një protokoli për bashkëpunim policor.

21 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan gjatë protestës. Sipas njërit nga drejtuesit e kësaj lëvizje, Glauk Konjufca, EULEX-i është vendosur përmbi institucionet e vendit, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës si dhe punon haptazi për t'ia hapur rrugën shtrirjes së Serbisë brenda Kosovës.

"Tash së fundi EULEX-i po e trash bashkëpunimin me Serbinë, gjithnjë në përputhje me mandatin që ka në Kosovë. E keni parë se si ka dhënë shenja të gadishmërisë për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit policor dhe të ruajtjes së kufinjëve me ç'rast Kosova nuk figuron fare si palë aty".

"Përmbajtja e protokollit e definon kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si kufi administrativ, po kështu siç e ka definuar UNMIK-u dhe meqenëse EULEX-i nuk po ndryshon fare nga UNMIK-u, por është vazhdimësi e tij, as lëvizja Vetëvendosje s'ka pse ta trajtojë atë ndryshe", tha Konjufca.

Kritikat e lëvizjes Vetëvendosje në adresë të EULEX-it janë hedhur poshtë nga ky mision.

Një zëdhënëse e misionit të BE-së për polici dhe drejtësi në Kosovë, Karin Limdal ka thënë për BBC-në se EULEX-i nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që do ta dëmtonte Kosovën.

"Siç e kemi thënë më herët është me rëndësi të thuhet se EULEX-i nuk do të bëjë asgjë që do të dëmtojë Kosovën. Ne po flasim këtu për një marrëveshje teknike për shkëmbim informacionesh jo vetëm me Beogradin, por edhe kryeqytete tjera në rajon dhe EULEX-i ka bërë marrëveshje të ngjashme edhe në të kaluarën".

"Në asnjë mënyrë, EULEX-i nuk do të nënshkruajë asgjë në emër të Kosovës, kjo është një marrëveshje për shkëmbim informacionesh që e bën EULEX-i pasi ne kemi disa kompetenca ekzekutive në disa fusha. Ne duam ta bëjmë këtë që në mënyrë më efikase të luftojmë krimin e organizuar, që është në të mirë të të gjithë njerëzve në rajon", tha zonja Limdal.

Ndërkohë, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith duke dënuar ashpër veprimet e dhunshme ndaj automjeteve të EULEX-it, tha se ky mision ka ardhur në Kosovë për të punuar për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe për perspektivën evropiane të vendit si pjesë e rajonit.

Ai tha se besonte që autoritetet do të zhvillojnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të incidentit dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e plotë me EULEX-in.

Edhe presidenti Fatmir Sejdiu ka dënuar dëmtimin e makinave të EULEX-it, duke thënë se kjo nuk është pjesë e reagimeve normale.

Ai shfaqi bindjen se pakënaqësitë që mund të kenë qytetarët për bisedimet ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë lidhur me protokolin, nuk do të tejkalojnë përmasat e protestave të qeta.

Presidenti theksoi se përdorimi i dhunës nga kushtdo qoftë është i papranueshëm.

"Qytetarët kanë besim në institucionet e vendit, institucionet në mënyrën më të mirë të mundshme e kanë thënë fjalën e vet dhe ne do të bashkëpunojmë për të nxjerrë thjeshtë ecje të reja, edhe ato që lidhen me komunikime ndërshtetërore".

"Kosova ka nevojë që të komunikojë edhe me vendet e tjera përreth saj për parandalimin e krimit të organizuar, si çdo vend tjetër, prandaj edhe në natyrën e bashkëpunimit me Serbinë, EULEX-i ka një pjesë të objektivave të tij të qarta, sepse komunikimin e ka më të lehtë, por natyrisht, ai nuk do të jetë partner në nënshkrimin e çfarëdo dokumenti në emër të Kosovës, absolutisht", deklaroi presidenti Sejdiu.

Përmes një deklarate për media, qeveria iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, të cilat në mënyrë serioze rrezikojnë të ardhmen e shtetit demokratik dhe integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO.

Qeveria thotë se pakënaqësitë eventuale mund të shprehen vetëm nëpërmjet formave paqësore që i lejon Kushtetua dhe ligjet në fuqi, por kurrsesi përmes veprimeve të dhunshme.

Ekzekutivi përkujton se misioni i EULEX është i pranishëm në Kosovë me ftesën e institucioneve të Kosovës dhe se synimi kryesor i tij është t'i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit. BBC
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Evropa e Lirë: Vetëvendosja kundër EULEXit (08.26.2009)
Protokolli i Eulexit me Beogradin duhet nënshkruarNga Nexhmendin Spahiu (08.26.2009)
EULEX Made in SerbiaNga VETËVENDOSJE! (08.26.2009)
Buçkovski: Maqedonia shtet i izoluar që eksperimenton (08.25.2009)
The Telegraph: Politikanët vizionarë rrëzuan Murin e BerlinitNga Charles Powell (08.25.2009)
Eksperimenti akademik i radhësNga Behar GJOKA (08.24.2009)
"Dita e Atdheut" - Fjalimi i Merkelit para Shoqatës së të Dëbuarve (08.24.2009)
Digjet hotel Unioni, ndërtesë me vlera kulturore (08.23.2009)
Në portin europian të DurrësitNga Mujë Buçpapaj (08.23.2009)
Brutaliteti sovjetik e nazist në EvropëNga Brian Whitmore (08.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]