VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISH PRESIDENTI JUGAFRIKAN MANDELA SHTROHET NË SPITAL

E Djelë, 12.09.2012, 07:15am (GMT1)



Voal-online - JOHANESBURG (Reuters) - Ish presidenti jugafrikan Nelson Mandela u shtrua në spital të shutnën për analiza mjekësore, ndnëse qeveria tha se nuk ka arsye për alarm.

Një deklaratë nga zyra e presidentit Jacob Zuma' nuk dha hollësi për gjendjen e liderit 94 vjeçar rë luftës kundër aparteidit.

"Ish Presidenti Mandela do të ketë përkujdesje të vazhdueshme mjekësore, çka është e kuptueshme për moshën e tij," thuhej në deklaratë.

"Presidenti Zuma i siguron të gjithë se Madiba është më mirë dhe nuk ka arsye për alarm," shtonte ai, duke e thirrur Mandelën me emrin e tij familjar.

Mandela, i cili u bë presidenti i parë zezak në zgjedhjet e vitit 1994, u shtrua në shkurt në spital për dhimbje barku, por u lirua të nesërmen, pasi nga analizat doli se nuk kishte gjë shqetësuese.

Ai qëndron kryesisht në shtëpinë e tij të hershme në Qunu, një fshat i zonës së varfër Kepi Lindor.

Shëndeti i dobët nuk ia lejon daljet publike, ndonëse para pak muajsh ka pritur vizitorë të lartë, përfshirë ish presidentin amerikan Bill Clinton.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.