E Enjte, 03.28.2024, 05:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Statfor: Politika e jashtme e Serbisë është skizofrenike
E Premte, 08.28.2009, 07:27am (GMT+1)

 

"Strategjia e politikës së jashtme të Serbisë në formë skizofrenike oscilon ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, por në plan afatgjatë është e gjykuar të dështojë, sepse Serbia nuk ka rëndësinë e njëjtë gjeopolitike, siç e kishte ish-Jugosllavia", thuhet në analizën e fundit të agjencisë amerikane për studime strategjike Stratfor.


"
Strategjinë e vetëdijshme të Beogradit për të ripërtërirë orientimin politik nga koha e luftës së ftohtë, duke u vendosur si urë kyçe ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, më së mirë e pasqyron vizita e Boris Tadiqit në Kinë dhe propozimi i Beogradit që të jetë mikpritës i samitit të 50 të jubilar të vendeve të painkuadruara në vitin 2011", thotë për Radion Evropa e Lirë, Marko Papiq, autor i kësaj analize të Stratforit, që në vazhdim pohon:

"Në aspektin e gjeografisë dhe demografisë, Serbia e tashme nuk mund të krahasohet me ish-Jugosllavinë. Popullata e ish-Jugosllavisë ishte tri herë më e madhe sa ajo e Serbisë tash, ndërsa nga aspekti gjeopolitik ish-Jugosllavia dominonte gjithë Ballkanin dhe kishte dalje në det", thotë Marko Papiq.

Ai në vazhdim pohon se ideja që Serbia të përfitojë si urë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, është e bazuar në kuptimin e gabuar të peizazhit gjeopolitik të vitit 2009.

"Kjo është ide e gabuar. Në vitet e 60-ta dhe të 70-ta ish-Jugosllavia shfrytëzonte pozicionin e vet në tregtinë me Rusinë, duke eksportuar mallrat perëndimore në Rusi. Por, sot kemi Gjermaninë dhe Rusinë që kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe të drejtpërdrejta. Rrjedhimisht, Bashkimit Evropian nuk i duhet Serbia kur ka Gjermaninë, që kultivon raporte të shkëlqyeshme tregtare me Rusinë", thotë Papiq.

I pyetur nëse shtrirja e politikës së jashtme të Serbisë nga Lindja dhe vendet e painkuadruara synon pengimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga këto vende, autori i studimit në Startfor thotë:

"Përfundimisht po. Në analizën tonë madje kemi theksuar se kjo politikë e Beogradit në këtë aspekt ka pasur disa suksese, siç është miratimi i Rezolutës së Kombeve të Bashkuara që Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të japë mendimin për pavarësinë e Kosovës. Për të siguruar këtë rezolutë, Serbia është ballafaquar me presione të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian".

"Për rezolutën e miratuar, Serbia duhet t'u falënderohet vendeve të painkuadruara. Ky ishte sukses i Serbisë, por të besosh se mbi këtë parim mund të ndërtosh politikë koherente të jashtme, është një iluzion i madh", thotë Marko Papiq.

Duke e cilësuar si të gabuar në planin afatgjatë orientimin e Serbisë nga Lindja dhe vendet e painkuarduara, eksperti i Stratforit, Marko Papiq, bën parashikimin për zhvillimet e mundshme në Ballkan në 15 vjetët e ardhshëm, duke sinjalizuar shndërrimin e Turqisë në faktor shumë të rëndësishëm në Ballkan dhe më gjerë.

"Ballkani perëndimor nuk është vetëm rajon kufitar ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, por edhe ndërmjet Perëndimit dhe Turqisë. Stratfori tash 5 vjet parashikon ngritjen e Turqisë në një forcë të rëndësishme gjeopolitike rajonale dhe shndërrimin e Ankarasë në një lojtar shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme".

"Në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht nuk mund të bëjnë asgjë pa Turqinë, veçanërisht në Irak. Ndikimi i Turqisë në Ballkan gjithashtu është i hetueshëm dhe do të jetë gjithnjë e më i madh. Është shumë e mundshme që në 15 20 vjetët e ardhshëm Turqia, Evropa Perëndimore dhe Rusia të bëhen lojtarë të barabartë në planin e politikës së jashtme", konkludon eksperti nga agjencia për studime strategjike Startfor, Marko Papiq. REL
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Djajtë e kanë gjumin e lehtëNga Ismail Kadare (08.27.2009)
Zëri i Amerikës: Veprimtarët e lëvizjes Vetëvendosja sulmojnë makinat e EULEXit (08.26.2009)
BBC: Dënohet sulmi ndaj EULEXit (08.26.2009)
Evropa e Lirë: Vetëvendosja kundër EULEXit (08.26.2009)
Protokolli i Eulexit me Beogradin duhet nënshkruarNga Nexhmendin Spahiu (08.26.2009)
EULEX Made in SerbiaNga VETËVENDOSJE! (08.26.2009)
Buçkovski: Maqedonia shtet i izoluar që eksperimenton (08.25.2009)
The Telegraph: Politikanët vizionarë rrëzuan Murin e BerlinitNga Charles Powell (08.25.2009)
Eksperimenti akademik i radhësNga Behar GJOKA (08.24.2009)
"Dita e Atdheut" - Fjalimi i Merkelit para Shoqatës së të Dëbuarve (08.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]