VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BASHA AKORDON FOND TË VEÇANTË NË BUXHET PËR MITROVICËN

E Hënë, 12.10.2012, 08:31pm (GMT1)



Basha: 100 mijë euro për meremetimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës në veri të Mitrovicës dhe 3.5 milionë lekë për sekretariatin e Kuvendit Kombëtar të Njësive Vendore Shqiptare


Bashkia e Tiranës i bashkohet nismës së komunës së Mitrovicës "Ndihmo dhe ti", e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për meremetimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës në veri të Mitrovicës dhe kthimin në pronat e tyre, të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike.

Në buxhetin e vitit 2013-të, Bashkia e Tiranës ka akorduar një fond të veçantë prej 100 mijë eurosh, e cila do t'i shtohet fondit të përgjithshëm të mbledhur nga komuna e Mitrovicës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ia premtoj akordimin e ndihmës financiare Kryetarit të komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, në muajin shtator gjatë një takimi zhvilluar në Bashkinë e Tiranës. Numri i pronave që kërkon ndërhyrje është 1023.
Në buxhetin e viti 2013-të, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka ndarë dhe një fond të veçantë për sekretariatin e Kuvendit Kombëtar të Njësive Vendore Shqiptare, ngritur me 26 nëntor në Tiranë prej 3.5 milionë lekë, ku do t'i vihen në dispozicion nga Bashkia e Tiranës këtij sekretariati, i cili do të koordinojë punën, përcaktojë axhendën dhe organizojë takimet e Kuvendit Kombëtarë.

Kuvendi i përhershëm i organizuar sipas përvojave më të mira ndërkombëtare evropiane do të shërbejë për të çuar më përpara, praktikat më të mira të mirëqeverisjes lokale dhe njëhsimin kombëtar, pavarësisht se ku jetojnë qytetarët tanë.
Kuvendit Kombëtar i Njësive Vendore Shqiptare synon që nëpërmjet kësaj ndjesie të ribashkimit kombëtar, të çojë përpara aspiratën e qytetarëve tanë për identitet evropian dhe për shkurtimin e distancës së bashkimit në Bashkimin Evropian."


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.