VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBRËMJE FESTIVE NË NEW YORK PËR LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJT
Nga ESAD GJONBALAJ, Sekretar i Fondacionit Plavë-Guci në New York

E Enjte, 12.13.2012, 09:42am (GMT1)



100 Vjetori i Shtetit Shqiptar u prit e përcoll me festime edhe në New York, ku Fondacioni Plavë-Guci organizoi një Manifestim me mbi 600 vetë më 25 Nëntor 2012 në Royal Regency dhe plavë-guciasit e Amerikës morën pjesë në aktivitete të tjera festive si ai në Times Square New York më 28 nentor 2012, etj.

Gjithandej dukej në Ditën e Pavarësisë sonë Kombëtare të Nëntorit të Njëqindtë sikur "New Yorku është i Shqiptarëve". Madhështisë së Ditës së Flamurit edhe në New York i mungonte një tjetër lajm i madh: lirimi të nesërmen (29 nëntor 2012) i Ramush Haradinaj, një nga komandantët e UÇK-së, ish-kryeministër i Kosovës.

Madhështisë së 100 vjetorit të Pavarësisë na i mungonte edhe ky festim i 9 Dhjetorit 2012 në New York, përkushtuar lirimit të Luftëtarit të Lirisë, birit të shtrenjtë të Rrafshit të Dukagjinit e të krejt Kosovës sovrane, njërit prej komandantëve të shquar të UÇK-së, Ramush Haradinaj, i mirorganizuar në "Wayen Steak House", pronë e bashkëvendasit dhe antarit të Fondacionit Plavë-Guci, zt. Jeton Prelvukaj.

Aty buçiti kënga patriotike e malësorëve të Plavë-Gucisë dhe e Rugovasëve, të Dukagjinasve dhe të Drenicasve, jehoi zëri i Iliriadës dhe i gjithë Shqiptarëve pa dallim deri në Çamëri...

Kjo mbrëmje festive e veçantë u organizua nga Jeton Prelvukaj dhe u mbështet e u përkrah edhe nga Fondacioni Plavë -Guci.
Për të argëtuar mysafirët e ftuar në këtë festë u përkujdesën rapsodët Mëhill Marash Krasniqi, Dr. Dukagjin Krasniqi, Arben Krasniqi dhe Haki Krasniqi.

Me këtë rast, Jeton Prelvukaj dhe Fondacioni Plavë Guci në New York, iu faleminderuan përzemërsisht pjesmarrjesve dhe iu shprehën mirënjohje që të gjithëve për ndamjen e përcolljen bashkarisht të këtij evenimenti kombëtar.



ESAD GJONBALAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.