VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA DHE MICHELLE VIZITOJNË USHTARAKËT NË HAVAI
Presidenti amerikan i falënderon për shërbimin e tyre

E Mërkurë, 12.26.2012, 10:00am (GMT1)




Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe Zonja e parë Mishel Obama kanë vizituar ushtarakët dhe familjet e tyre në bazën e trupave të marinës në Luginën Kaneohe, Havai. Gjatë një fjalimi të shkurtër Obama ka falenderuar qindra ushtarakët gjatë darkës së hershme të Krishtlindjeve. Ai u ka thënë ushtarëve se një komunitet dhe një vend i tërë i mbështet ata dhe se të gjithë e kuptonin se pa ndihmën e tyre dhe shërbimin e jashtëzakonshëm nuk do të ishin atje. Obama pritet të ndërpresë pushimet në Havai për të shkuar në Uashington. Presidentit amerikan i duhet të drejtojë negociatat për greminën fiskale me kongresin amerikan.





www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.