E Premte, 03.29.2024, 09:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Mllefi i familjarëve të të zhdukurve
E Djelë, 08.30.2009, 12:13pm (GMT+1)

 Rreth 1885 persona mbesin të pagjetur që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Në prag të shënimit të Ditës ndërkombëtare të të zhdukurve, familjarët shprehen të zhgënjyer me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ripërsërisin kërkesën e tyre që autoritetet kompetente të bëjnë më shumë përpjekje për zbardhjen e fatit të më të dashurve.

Familjarët e personave që vazhdojnë të figurojnë në listën e rreth 1885 të të pagjeturve në Kosovë që nga përfundimi i luftës, 10 vjet më parë, shprehen të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, e cila, siç thonë ata, nuk ka treguar gatishmëri serioze për të formuar mekanizma profesionalë që do të merreshin me zgjidhjen e këtij problemi.

Nysrete Kumnova, e cila nuk di asgjë për të birin e rrëmbyer 10 vjet më parë, drejton një varg kritikash kah institucionet kosovare, të cilat, sipas saj, kanë lënë pas dore çështjen e personave të pagjetur në Kosovë.

Kumnova, e cila udhëheq Asociacionin e familjarëve të personave të pagjetur, "Thirrjet e nënave", thotë se nuk është optimiste në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

"Kaluan 10 vjet dhe ne familjarët e të pagjeturve jemi në gjysmë të rrugës; mbi 200 persona konsiderohen si të zhdukur. Institucionet e Kosovës kanë pak interesim, pak i kanë kushtuar kësaj çështjeje. Duhet patjetër t'i gjejmë. Nuk ka pengesë për Kosovën nëse ata i kërkojmë. Jemi shumë të pakënaqur me rezultatet që janë bërë deri më tani rreth kësaj çështjeje",
shprehet Kumnova.

Sipas të dhënave të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, aktualisht në Kosovë figurojnë 1885 persona të zhdukur, shumica prej tyre kosovarë, por edhe të nacionalitetit serb, rom, si dhe të komuniteteve tjera.

Zëdhënësi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Idriz Gashi, thotë se do të vazhdojnë t'i inkurajojnë autoritetet në Beograd dhe Prishtinë që të kontribuojnë më shumë në dhënien e informatave se ku mund të gjenden personat që figurojnë si të pagjetur.

"Mendojmë që problemi kryesor pse ky proces ka stagnuar qëndron në faktin se mungojnë informatat për vendndodhjen e lokacioneve të mundshme të varrezave. Ne apelojmë tek të gjithë ata që kanë informata, t'i ndajnë me institucionet, në mënyrë që organizatat e specializuara që merren me identifikim, të bëjnë identifikimin e këtyre mbetjeve mortore dhe t'iu dorëzohen familjeve", thotë Gashi.

Që nga shpallja e pavarësisë, janë organizuar takime mes grupeve punuese të Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërkohë, prej vitit 2004, kur edhe kanë nisur punën këto grupe punuese, janë kthyer qindra mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, kufomat e të cilëve janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

Kryesuesi i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Haki Kasumi, mendon se pa një angazhim të organizuar siç duhet, nuk do mund të mbyllet kjo çështje.

"Institucionet tona ende nuk janë të vetëdijshme për kompleksitetin e kësaj çështjeje. Kjo çështje kërkon qasje profesionale, angazhime serioze dhe me këto jemi shumë të bindur që do të arrihen rezultate, edhe pse paraprakisht është e pamundur të mbyllet tërësisht kjo kaptinë e dhimbshme e së kaluarës sonë, ngase kemi paralajmërime që një numër i madh i të pagjeturve tanë është i djegur dhe do t'i hulumtojmë deri sa te jemi gjallë", thotë Kasumi.

Ndryshe, çështja e personave të pagjetur nga mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë vlerësohet të jetë një ndër çështjet prioritare, për të cilat duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. REL
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Si reagon shoqëria ndaj incidentit mes tifozëve në Maqedoni? (08.30.2009)
Vazhdojnë tensionet në Mitrovicë (08.29.2009)
EUObserver: Lidershipi Kosovar përplaset me autoritetet e BENga Andrew Rettman (08.29.2009)
Policia dhe EULEXi vazhdojnë t'i pengojnë shqiptarët në rindërtimin e shtëpive në veri (08.29.2009)
Policia do të bëjë vlerësimet e veprimit të pjesëtarëve të saj te Kroi i Vitakut (08.29.2009)
Prolongimi i marrëdhënieve me Kosovën (08.29.2009)
Këmbimet tregtare të Kosovës me vendet e rajonit (08.29.2009)
Ellison: Rusia të zgjedhë mes Polonisë e Ballkanit (08.29.2009)
Statfor: Politika e jashtme e Serbisë është skizofrenike (08.28.2009)
Djajtë e kanë gjumin e lehtëNga Ismail Kadare (08.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]