VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MISS NEW YORKU, MALLORY HYTES HAGAN, U KURORËZUA MISS AMERIKA 2013 (Lajmi dhe fotogaleri)

E Djelë, 01.13.2013, 11:46am (GMT1)





Voal-online - LAS VEGAS (Reuters) - Miss New York fitoi kurorën e vitit 2013 Miss America mbrëmë në garën e përvitshme që ka formatin e tv reality, ku me votat e shikuesve konkurrueset shkojnë deri në gjysmëfinale.

Mallory Hytes Hagan, 23 vjeçe, doli në pah gjatë garës së talenteve me një tap dance nga pjesa e James Brown "Get Up Offa That Thing".

"Oh, Zot i Madh, faleminderit!" - tha Hagan, nga Brooklyni, teksa kurorëzohej në fund të programit dyorësh të dhënë drejtpërdrejt nga televizioni ABC, nga Planet Hollywood Resort & Casino e Las Vegasit.

Shoqëruesja e oarë ishte Ali Rogers nga Karolina e Jugut e pasuar prej Alicia Clifton  nga Oklahoma, Lexie Madden nga Wyoming dhe Miss Iowa, Mariah Cary.


Kurora vjen me një bursë kolegji $50000 për Hagan. Kjo garë mbahet që nga viti 1921, nga Miss America Organization.

Gara fillon në nivele lokale, pastaj kalon në nivel vendi, ku 53 femra që përfaqësojnë 50 shtetet e SHBA dhe Ishujt Virgjine, Washingtonin dhe Puerto Ricon konkurrojnë për titullin.







www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.