E Shtunë, 04.20.2024, 03:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Avionët e Sadamit në Serbi


E Hënë, 08.31.2009, 03:40pm (GMT+1)

 

Ministria irakiane e Mbrojtjes ka zbuluar se Iraku posedon 19 avionë luftarakë MIG 21 dhe MIG 23, të cilët aktualisht gjenden në një depo në Serbi, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja "Interneshënell Herald Tribun".


Zyrtarët e ministrisë janë duke negociuar me autoritetet serbe për të mundësuar kthimin e avionëve.

Qeveria e Serbisë ka premtuar se do të mundësojë kthimin e dy avionëve, të cilët do të jenë në gjendje për përdorim të menjëhershëm, ndërkaq pjesa tjetër do të kthehet me orar të caktuar.

Një delegacion irakian ka vizituar Serbinë në kuadër të përpjekjeve nga qeveria për të lokalizuar mjetet që janë dërguar jashtë Irakut nga Sadam Huseini, për të shmnagur sanksionet. Serbia ka pasur raporte miqësore me Qeverinë e Sadam Huseinit.

Zyrtarët serbë të mbrojtjes i kanë thënë delegacionit irakian se zoti Husein kishte dërguar 19 avionë luftarakë për riparim në Serbi, gjatë luftës irako-iraniane, por nuk ka pasur mundësi t'i kthejë prapa për shkak të sanksioneve.

Ministria irakiane e Mbrojtjes ka dalë me këtë shpjegim si kundërpërgjigje ndaj njoftimeve në Irak se negociata të fshehta janë duke u zhvilluar me Serbinë në ndëlidhje me një marrëveshje korruptive për armatimin.

Deri më tash, Forca Ajrore Irakiane ka vetëm 87 avionë, kryesisht transportues, aeroplanë dhe helikopterë, por nuk ka asnjë avion luftarak.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë tërhequr vërejtjen se kthimi prapa i avionëve MIG është vetëm fillimi i një procesi të gjatë. "Është më shumë se vetëm kthimi i avionëve, duhet siguruar mirëmbajtja e tyre, strukturat mbështetëse dhe trajnimi", ka thënë koloneli Gary Kolb, nga forcat amerikane në Irak.

Në fakt, zyrtarët irakianë ka kohë që janë duke i kërkuar mjetet financiare dhe ushtarake në një numër vendesh ku Sadam Huseini kishte bërë biznes, përfshirë këtu Egjiptin, Rusinë, Francën dhe Italinë.

Në Beograd, ndërkaq, agjencia e lajmeve B92 ka raportuar se Serbia ka arritur një marrëveshje për eksportimin e armëve me Irakun, që do të mundësojë punësimin e 6,000 njerëzve në gjashtë fabrika ushtarake. Vitin e kaluar, Serbia ka eksportuar armë në Irak në vlerë prej 235 milionë dollarësh. REL
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Menaxhim më i mirë për Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit (08.31.2009)
Ajova: 50 vjetori i vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Hrushov (08.31.2009)
Ibrahimi: Mjetet e Fondit Pensional Invalidor të Kosovës vazhdojnë të mbeten në Serbi (08.31.2009)
Mllefi i familjarëve të të zhdukurve (08.30.2009)
Si reagon shoqëria ndaj incidentit mes tifozëve në Maqedoni? (08.30.2009)
Vazhdojnë tensionet në Mitrovicë (08.29.2009)
EUObserver: Lidershipi Kosovar përplaset me autoritetet e BENga Andrew Rettman (08.29.2009)
Policia dhe EULEXi vazhdojnë t'i pengojnë shqiptarët në rindërtimin e shtëpive në veri (08.29.2009)
Policia do të bëjë vlerësimet e veprimit të pjesëtarëve të saj te Kroi i Vitakut (08.29.2009)
Prolongimi i marrëdhënieve me Kosovën (08.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]