VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FORUMI RINOR I LDK VIZITOI FAMILJEN JASHARI DHE KOMPLEKSIN MEMORIAL

E Djelë, 01.13.2013, 07:31pm (GMT1)





Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës i prirë nga Kryetari i saj Armend Ibrahimi bashkë më kryesinë dhe një grup të madh të rinjsh kanë vizituar kompleksin memorial në Prekaz. Ata kanë bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe janë përkulur para varrit dhe veprës së Komandantit Legjendar të UÇK Adem Jashari. Të rinjtë e Forumit Rinor të LDK-së u pritën në kullën e familjes Jashari nga kryefamiljari Rifat Jashari.
Kryetari i Forumit nder te tjera tha: "Ne si të rinjë jemi rritur me kujtimin për sakrificën e familjes Jashari. Shpresojmë dhe besojmë se historia do ta vlerësoj lartë dhe në formën më të mirë veprën e madhe të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës. Ne sot jemi këtu që të dëshmojmë përkushtimin tonë për ruajtjen e vlerave dhe unitetit kombëtarë."

Pas vizitës në Prekaz të rinjtë e Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës vazhduan aktivitetet e tyre me një debat të hapur me të rinj të kësaj komunë të zhvilluar në Degën e LDK-së në Skenderaj. Në debat me të rinjtë Kryetari i Forumit ndër të tjera potencoi: "Pa Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe përkushtimin për liri pavarësi dhe demokraci si dhe shtëpitë shkolla nuk do të flisnim shqip dhe nuk do të dinim ta donim atdheun si dhe pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO-s nuk do të ishim sot. Burimi i Lëvizjes paqësore dhe i UÇK-se është i njejtë, ai është vullneti i popullit të Kosovës. Jam I lumtur që një vend me një të kaluar të lavdishmë historike si Skenderai është pjesë e vendit tim Kosovës dhe ta keni parasyshë se edhe Skenderai edhe cdo vend tjetër është i vogël për ta prish unitetin e Kosovës siq dëshirojnë shumë njerëz të cilët punojnë për interesa klanore". Në debat me të rinjtë e Skenderait u diskutuan tema të ndryshme.

Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerëson lartë veprën, kontributin dhe sakrificen e Komandantit Legjendar të UÇK Adem Jashari dhe familjes Jashari dhënë për lirin dhe pavërsin e Kosovës. BS


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.