VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RITA ORA JEP KONCERT NË PRISHTINË MË 17 SHKURT?

E Hënë, 01.14.2013, 08:03am (GMT1)




Prishtinë - Koncerti i shumëpërfolur i këngëtares me famë botërore, Rita Ora, në Prishtinë duket se do të mbahet në ditën kur Kosova feston pavarësisë e saj.

Në një intervistë për MTV News, 22-vjeçarja pati deklaruar se mund ta mbajë një koncert në vendlindje gjatë këtij viti, ndërsa sipas Klan Kosova, 17 shkurti do të jetë dita kur krijuesja e hitit "Hot Right Now" do të dalë në skenë përpara fansave kosovarë.

Siç dihet,  Rita bëri një performancë të jashtëzakonshme në Tiranë më 28 nëntor, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.