VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NË NJU JORK U ZHVILLUA PELEGRINAZHI I 37VJETORIT TË VDEKJES SË GJENERAL ABAZ KUPIT Nga BEQIR SINA, New York E Mërkurë, 01.16.2013, 09:05am (GMT1)
Kew Gardens Quens - New York: Në qytetin e Queens - New York, të shtunën në
mesdrekë u mblodhën një grup shqiptarësh për të kujtuar 37- vjetorin e vdekjes
së Gjeneral Abaz Kupit. Ky tubim tradicional u mbajtë nën kujdesin e Partisë
"Lëvizja e Legalitetit - ish Organizatës Kombëtare Lëvizja e
Legalitetit", në SHBA, në marrëveshje me familjen Kupi. Ky është një pelegrinazh solemn i përvjetëshëm i cili bashkoi komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike, mbretërorët shqiptarë në Amerikë, anëtarët e partisë "Lëvizja e Legalitetit", miqtë dhe dashamirët e familjes Kupi. Edhe, sivjet, si çdo vjet, ditën e Shtunë më datë 12 Janar 2013, në orën 12 pasdite tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, në varrezat ku prehen edhe disa mbretëro dhe legalistë të tjerë, në varrezat qytetare Maple Grove Cemetery, ne Kew Gardens u zhvillua ceremonia përkujtimore.
Familja Kupi, mbretëror dhe legalistë mblidhen si për çdo vjet për të përkujtuar
vdekjen e udhëheqësit të nacionalizmit shqiptar, burrit që, në krye të trupave
të Mbretit Zog, I, i zbardhi faqen Shqipërise me 7 Prillin e 1939, dhe kujtojnë
një hereshit themeluesin e Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit,
Gjeneral Abaz Kupin.
Në këtë pelegrinazh të përvjetshëm mbretërorët dhe legalistët në fjalimet e
tyre tregojnë se Abaz Kupi, ka qënë lejtmotivi i kombit tonë, kështu që figura
e tij sipas tyre është figura më markante ose e thënë ndryshe sinonimi i
qëndresës antifashiste dhe më pasë anti komuniste.
Abaz Kupi, thanë oratorët ka një histori të pastër kombëtare, e cila shfaqet
kudo në një kontiunitet prej luftës nacional çlirimtare, rezistencës së Prillit
1939, dhe veprimtarisë së tij në mërgatën shqiptare. E përmbledhur, kjo fillon
me ditën kur u ngrit flamuri ynë kombëtar dhe deri ditën kur ai mbylli sytë në
9 Janar 1976 në një spital në Long Island - Neë York.(Abaz Kupi, lindi me 6
gusht 1892, në Krujë dhe vdiq në pasdreken e 9 janarit 1976 në një klinikë
spitalore të Long Island(New York) pas një sëmundje të rëndë}
Takimin përkujtimor, e hapi dhe e udhëhoqi n/kryetari i Partisë Lëvizja e
Legalitetit z Ahmet Hoti.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, zoti Ahmet
Hoti i cili udhëhoqi njëherishit tubimin përkujtimorë në nderim të Gjeneral
Abaz Kupit, u kërkojë të pranishëmeve që të nderojnë hymnet kombëtare të
Shqipërisë dhe SHBA.
Ai ftoi më pasë një kryesi nderi të këtij tubimi, e cila udhëhiqej nga kryetari
i Vatrës dr Gjon Buçaj, sekretari i përgjithshëm i shoqatës Çamëria prof. Sali
Bollati, kryetari i Legalitetit Hakik Mean dhe pinjolli i familjes Kupi- nipi i
Abaz Kupit, Sokol Kupi. Folësi kryesor i këtij evenimenti ishte Kryetari i PLL për SHBA zoti Hakik Mena
"Jemi mbledhë sot në vazhdimësinë e traditës kuptimplote legaliste, për të
përkujtuar ditën e hidherueshme të ndarjes nga kjo jetë; të luftëtarit të
paepur për liri, kapedanit popullor, njeriut symbol të besës, nacionalistit
largëpames, politikanit konseguent, kryetarit tonë heroit Abaz Kupit", tha
në fillim të fjalës së tij kreu i Legalistëve në SHBA, zoti Hakik Mena.
Ndërkohë që, lidhur me vdekjen e Kupit, zoti Mena, rikujtojë edhe një herë se
37 vjet më parë familja e tij do të humbte njeriun e tyre të dashur e të
shtrenjtë, populli shqiptar do të humbte heroin që do e kishin zili shumë popuj
të botës, klasa politike shqiptare do të humbte idealistin largëpamës kombëtar,
ndërsa ne legalistët tha ai humbëm udhëheqësin i cili me dekada me rradhë në
mënyrën maksimale mbrojti me dinjitet kauzën tonë kombëtare.
Kreu i ligalistëvë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Hakik Mena, Abaz
Kupin e quajti njeriun që përfaqesonte modelin në masën që e deshti atdheun ,
të njeriut model se si luftoi dhe e mbrojti atë, dhe të njeriut model se si e
deshironte t'a shihte Shqipërinë, të bashkuar me të gjitha trojet e saj
Etnike..
Më tej në fjalën e tij ai bëri dhe një përshkrimi të figurës së përjetësuar të
nacionalizmit shqiptarë Abaz Kupit. Ai figurën e tij e "ndërtojë" mbi
katër shtylla të cilat ai i quajti epitetet e Abaz Kupit.
"Unë tha ai mendojë se do të Bazi i Canes si e thërrisnin atë pra Gjeneral
Abaz kupi, ishte i përsosur duke kaluar nëpermjet 4 epiteteve që, natyrishtë ,
përkojne me periudha e kohë të ndryshme. Epiteti i parë vuri në pah zoti Mean,
është ajo e një Kapedani popullor, periudhës që fillon gjatë momenteve të
fundit të rënjes së Perandorisë Osmane." Epiteti i njeriut simbol, i përket në një periudhë të cilën unë thotë Mean, do të dëshiroja t'a quaja periudhën më vendimtare si për personalitetin e tij ashtu edhe për fatin e kombit tonë duke filluar me 7 prill 1939 e deri me vendosjen e Komunizmit në Shqipëri. Mabasi qe 7 Prilli i vitit 1939, ai që nxorri në pah plotëshisht vlerat e Abaz Kupit si një luftetar të vendosur dhe guximtar, si një patriot fisnik dhe mbi të gjitha si besnik i mbretit Zog dhe i Shqipnisë.
Epiteti "nacionalist largpamës" përkon me periudhën e fillimit të përpjekjeve
të Abaz Kupit, për të bashkuar frontin nacional çlirimtar me Ballin Kombëtar e
të gjitha forcat e tjera shqiptare Ai tash merr përsipër me shumë krerë të
tjerë nacionalistë pa dallim partish për të luftuar së bashku armikun e
përbashkët fashizmin.
"Epiteti i katert dhe i fundit për mendimin e Kreu i ligalistëvë në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Hakik Mena, si u shpreh ai në fjalën e
tij i përket politikanit konseguent, pra i përketë periudhës së largimit të
Abaz Kupit, drejt një bote aqsa të panjohur edhe të "egër" . Ai shkon në shumë vende si Itali, Egjypt Amerikë,
Francë, Gjermani. Edhe pse jashtë atdheut, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik
në organizimin e OKLL, dhe në unifikimin e të gjithë partive politike. Ai merr
pjesë edhe në organizimin e Komitetit Shqipnia e Lirë, e cila krijohet në SHBA,
me qëllim të luftimit të komunizmit me shpresë, për t'u kthyer një ditë në
atdhe." Në fund të fjalës së tij Mena, tha se :" Deri në momentet e fundit të jetës së tij ai s'ka pushuar së punuari dhe menduari për një Shqipni Etnike, të lirë, dhe demokratike. Më në fund do të thoja tha Mena, le të shërbej shëmbulli i këtij luftëtari fisnik, për ne brezat e ri. Le të shpresojmë që një ditë të afërt ashtu siç iu bë nderimi për rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë prej Bashkisë së qytetit të Krujës, dhe Qeverisë Shqiptare të vënies së pllakës përkujtimore, po ashtu të nderohet duke bërë të mundur po në mënyrë institucionale kthimin e eshtrave në vendlindjen e tij - në vedin që ai e deshti aq shumë dhe bëri aq shumë deri sa vdiq në 9 janar 1976 në Nju Jork të SHBA"
Në Përkujtimin e Abas Kupit - në Keë Gardens, Neë York, në emër të Vatrës, foli
kryetari i Fedratës PanShqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj : Fakti që kundërshtarët e tij ishin kalibra të mëdhaj të ajkës së kulturës e të traditës së shqiptarizmit, e cilëson Ahmet Zogun si njeriun me aftësitë ma të përshtatëshme për të themelue shtetin modern shqiptar, ku mbretnoi deri sa pushtimi i huej ushtarak, e ndërpreu brutalisht me 7 prill 1939, ndërpremje të cilën, mbas 29 nandorit 1944 e vazhdoi për afër nji gjysmë shekulli, edhe ma brutalisht, pushtimi i huej ideologjik, nga pasojat e të cilit kombit shqiptar i duhet edhe shumë kohë për t'u sherue. Nji vepër tjetër kombëtare që vëlen të përmendet këtu sot, i përket Krujës historike, Krujës së Skenderbeut që, në kuadrin e 100 vjetroit të pavarësisë, shpalli qytetarë nderi post-mortem, Abas Kupin dhe Mustafa Krujën, dy bij të denjë të saj, me bindje politike të ndryshme, por të dy me merita të pamohueshme për arritjen e pavarësisë. Më lejoni të përsëris nji epizod na jeta e rinisë së Abas Kupit, të cilin m'a pat mësue nji tjetër patriot i çmuem, i ndjemi Ago Agaj, e që e pata përmendë me rastiin e vorrimit të tij: në valën e përpjekjeve për ngritjen e Flamurit, Abasi djaloshar, vrau nji fanatik që vepronte për të pengue ngritjen e "sorrës", siç e quenin Shqipen fanatikë dhe armiqët e kohës. Ky gjest tregoi sa serioz dhe i vendosun ishte ai për pavarësinë e Shqipnisë. Uroj që përkujtimi i ardhshëm të realizohet në Atdhe!, përfundojë fjalën e tij kryetari i shoqatës Vatra dr. Gjon Buçaj. Jam i nderuar tha zoti Bollati që me jepet rasti të flasë në nderim të njërit prej atëdhetarve më të mëdhenjë të kombit tonë gjeneral Abaz Kupin - njeriun që nuk kurseu asgjë duke treguar gjithë botës se Shqipëria nuk dorzohet, atij që me rezistencën e tij dhe bashkëluftërave të tij iu përgjigjë me pushkë pushtimit fashist". Më pasë i mbijetuari i tragjedisë çame, solli kujtime nga një takim me një veteran të komunitetit zotin Rexhep Ymeri, gjatë vizitës në Neë York të Princit Leka. Bollati tha se Ymeri fliste për një këngë që këndohej në kohën e mbretërisë shqiptare dhe që duhet të jetë edhe sot lejtmotivi i patriotizmit shqiptar: "Jam i vogël djalë shqiptarë - kurr të rritëm do të shkojë ushtarë/ Do të marrë pushkën dhe do të luftojë Kosovë e Çamëri do të çlirojë - Mbretin Zog dhe Shqipërinë do t'a nderojë/.
Duke pyetur Sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes së Prizerenit në SHBA, zotin
Tom Mrijaj autobigraf i njohur i disa figurvae të shquara të disporës, se si do
të përshkruante figurën e Abaz kupit, ai u përgjegjë pa ekuivoke "Si
simbol të bashkimit kombëtar" Për këtë tha Mrijaj figura e paepur e nacionalizmit shqiptar gjeneral Abaz Kupi, ka filluar me shpejtësi të zbardhet, duke dalë në pah veprimtaria e tij atdhetare. Kohëve të fundit, doli nga shtypi libri: "Kuvend Letrash Me Miqte", me autor studiuesn Eugjen Merliken. Nëse e shfleton me shumë kujdes këtë vepër historike me dokumente autotentike, në shumë faqe flitet për veprimtarinë patriotike të Abaz Kupit në emigracion, i cili me tërë enërgjinë e tij përpiqej për bashkimin e shqiptarëve, në një front të përbashkët për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Ndërkohë që shtoi se :" Në Simpoziumin e XI-të të radhës "Trojet e Arbërit", që u mbajt më 27-28 Nëntor, në përkujtim të 100-vjetorit të Pavarësisë në kryeqytetin e Shqipërisë Etnike në Prizren, studentja e re e historisë në Univerzitetin e Shkodrës, mbesa e nacionalistit kolonel Xhemal Lacit, Leonora Laci, hapi kumtesen e saj me këto fjalë: "Luftrat historike për liri, nuk i kanë bërë ata, që kanë jetuar në liri, por ata që kanë lindur e janë rritur nën pushtim." Në brëndësin e kumtesës, flitej për hapat e shumë figurave nacionaliste, sic ishin: Kolonel Xhemal Laci, Gjeneral Abaz Kupi etj., që u përpoqen për një Shqipëri të lirë dhe demokratike." Tubimi u mbyll teksa Poeti anti komunist Tahir Hysa recitoi vargje të krijuara posaqërishtë për këtë datë të shënuar dedikuar figurës së Abaz Kupit dhe Mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu i I. Ndërsa, sipas traditës përshëndeti dhe faleminderojë të gjithë pjesmarrësit në emër të familjes Kupi nipi i gjeneral Abaz Kupit, djali i Fatbardh Kupit zoti Sokol Kupi, i cili në emër të familjes së tij, familjes Dani, dhe Çupi - Gjergji ka nënvizuar se " Shqipëria, sot po kalon një fazë, e cila për gjithë historinë e saj nuk ka pasë një shans të tillë - që edhe Kombi ynë të bashkohet - krah kemi edhe aleatët tanë më të fortë". BEQIR SINA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |