VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE - NJERËZIT ME MASKA NUK JANË AKSH E VËRTETË Reagim në shkrimin me titull†Do të hyjmë në luftë me Serbinë†të publikuar në gazetën “Zëri†e dt. 14.01.2013 E Enjte, 01.17.2013, 07:04am (GMT1)
Nr.02/2013 dt.15.01.2013 Prishtinë Reagim në shkrimin me titull" Do të hyjmë në luftë me Serbinë" të publikuar në gazetën "Zëri" e dt. 14.01.2013 Një fjalë e vjetër popullore thuhet "Qeni i keq ta bie ujkun në torisht" ose "Mos lejon të hysh në penallti, se ta fusin hallku gol". Kjo është e vërtetë. Pamjet e shfaqura në programet televizive të njerëzve me maska të ashtuquajtur AKSH- nuk janë të lejueshme dhe nuk është AKSH-ja e vërtetë, këto janë grupe apo ti quajmë fraksione që kanë shkelur urdhërin dhe rregulloren Kodin penal për pjestarët të AKSH-së, ndaj të cilëve do të merren masa disiplinore, natyrisht në rast se konstatohet se të maskuarit kanë qenë(janë) pjesëtarë të AKSH-së së vërtetë. Të gjithë ata që janë të involvuar dhe në një mënyrë apo një tjetër e kanë ndihmuar këtë grup-frakcion të AKSH-së që të paraqet skena të tilla për AKSH-në, me ç'rast e ka dëmtuar rëndë imazhin dhe besueshmërinë e AKSH-së së vërtetë do të përgjigjet. Është ngritur Komisioni hetues për të hulumtuar rastin, opinioni me kohë do të informohet për këtë skandal. Armata Kombëtare Shqiptare vazhdon të veprojë e lidhur ngusht me interesat kombëtare Shqiptare, me një disiplinë dhe sinqeritet të plotë.
- Edhe më tutje do të respektohen vendimet për mos veprim të AKSH-së në zona të
caktuara duke mos dashur që veprimet e saja të mos cilësohen si të bandave dhe
të ekstremistëve. Përpjekjet dhe luftërat për liri nga shqiptarët kur nuk janë ndalur, ngjarjet janë zhvilluar në periudha të ndryshme kohore, dhe çdo kohë ka trimat e vetë, duke filluar që nga Skënderbeu e gjerë te komandanti legjendar Adem Jashari. Pra dashuria për atdhe dhe patriotizëm nuk matet me kandar dhe kurrë nuk mbaron, varësisht prej kohës, momentit dhe ngjarja që zhvillohet. Edhe pas Adem Jasharit do të ketë trima atdhetar që do të fillojnë vetëm për idealin e tyre, historia vlerëson përmasat e heroizmit dhe ndikimi i aktit në rrjedhat historike kombëtare që i kthehen në favor të vlerave kombëtare. Zotëri Rexhep Selimi , veprimtaria atdhetare patriotike, flijimi për vlerat kombëtare nuk trashëgohen dhe nuk është i rezervuar vetëm për një kategori njerëzish siç pretendoni ju. Ky lloj patriotizmi "Sugenerisë" është absolutisht qesharak dhe i pa kuptimt.
Të tjerët sipas jush nuk kanë të drejtë të merren me idealin e tyre, të punojnë
për atdhe dhe për komb.!!! www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |