VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FORCA SERBE SHTESË PËRGJATË KUFIRIT ME KOSOVËN

E Enjte, 01.17.2013, 08:45am (GMT1)



Skadimi i ultimatumit të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë ndaj autoriteteve shqiptare të Komunës së Preshevës për heqjen e lapidarit me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së, ka vënë në lëvizje forca të shtuara të policisë së Serbisë në kufi me Republikën e Kosovës.

Burime të Kosovapressit nga fshati Dobrosin, fshat ky që gjendet rreth 600 metra larg nga kufiri me Kosovën, kanë thënë se gjatë ditës së sotme janë parë përforcime të forcave policore të Serbisë përgjatë kësaj pjese të kufirit.

"Po flas për fshatin tim. Në postbllokun e fshatit Dobrosin sot kanë sjellë dyfishin e policisë. Ata sot janë të pajisur edhe me automatik", ka thënë burimi nga ky fshat.

Sipas burimit, gjendja në fshatrat përreth kufirit me Serbinë është mjaft e tensionuar dhe nën ethe.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.