VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Në 31 vjetorin e rënies DISA ÇASTE ME HEROIN JUSUF GËRVALLA NË PEJË Nga HAFIZ GAGICA E Enjte, 01.17.2013, 08:57am (GMT1)
Me Jusufin, në heshtje i ndërruam pak fjalë dhe evokuam kujtime nga e kaluara; për përpjekjet e tij që të krijonte një lëvizje të fuqishme mbarëshqiptare, për një Kosovë të lirë me të gjitha viset shqiptare. Dhe, nuk mundja pa ia kujtue disa miq dhe bashkëveprimtarë, i tregova për pavarësinë e Kosovës, siç u detyrova me i tregue edhe për krimin ekonomik, për korrupsionin, për pasurimin e njerëzve marramendës përmes hajnive dhe se Kosovën e ka pushtue skamja..! Po ashtu, ia kujtova se modestia e jote Jusuf, sot në Kosovën tonë të dashur nuk ka më vend, madje në ato çaste sikur ma rikujtoj kohën, se si Jusufi me dijen që kishte dhe moshën e re se sa shumë aspironte dhe punonte me mendje dhe me shpirt, se si luftonte për krijimin e besimit mes njerëzve, si krijonte simpati kudo që shkonte, se si me dashurinë që kishte për popullin e tij gjithnjë besonte se populli shqiptar në momente të caktuara dinë t'i thotë të keqes ndal ! Sepse, ai e çmonte shumë solidaritetin e popullit të tij, e mbi të gjitha i besonte vendosmërisë së tij për ta fitue lirinë..
Jusufit i tregova, po ashtu për problemet që kemi në Luginën e Preshevës, dhe i
thash se këto ditë përsëri janë vu në rrezik trojet tona, se kemi provokime të
reja, dhe në vend se të bisedohet për Toplicën, sot po flitet për status
special të veriut të Kosovës. Por, një gjë e sigurova Jusufin, se kombi
shqiptar tani është pjesërisht në rrugën që aspironte ai dhe Metush Krasniqi
bashkë me dhjetëra patriotë e intelektualë që ia kishin vu bazat lirisë dhe
pavarësisë, për bashkim kombëtar dhe demokraci. I fola për rrugën e kombit dhe
ideatorin e saj, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, të cilët Jusufi i
donte dhe i çmonte shumë. Po ashtu i rrëfeva, se sot kemi deputet në
parlamentin e Malit të Zi që flasin shqip dhe qartë i mbrojnë të drejtat e
tyre, për një Shqipëri më të fuqishme se çdo herë tjetër, por edhe për një
lëvizje të fuqishme në Çamëri. I thash se tani në vendet e Evropës perëndimore,
SHBA dhe Australi jeton përafërsisht 1/3 e popullatës shqiptare e cila është
integruar dhe cila po ruan dhe kultivon traditën, gjuhen dhe kulturën
shqiptare, dhe se janë krijue ura të fuqishme mes shqiptarëve dhe vendeve
perëndimore etj. U ndava nga Jusufi me besimin se një ditë të afërme do të jemi
edhe më mirë si komb, dhe se do të ecim krahpërkrah me popujt e zhvilluar të
Evropës, pjesë e të cilës jemi. U ndava me kujtime të shumta nga Jusufi, por
edhe me mall të pashuar për te, me mungesën e tij fizike dhe intelektuale që e
bartëm me vete këtu e 31 vitet e shkuara, ndonëse Jusufi me Bardhoshin dhe
Kadriun dhe shumë patriotë të çështjes kombëtare ishin shembujt më sublim se si
duhet të vetëdijesohemi për të qenë të lirë dhe të bashkuar. Jusufi tani me
vëllanë e tij Bardhoshin po prehet i qetë në Kosovën e pavarur, andaj i lehtë
iu qoftë dheu i saj të cilën e deshën aq shumë dhe për të cilën nuk e kurseu as
jetën..! Përulem çdo herë me respekt para veprës së Jusufit, Bardhoshit dhe
Kadriut.. HAFIZ GAGICA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |