VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Evropa e Lirë: 70 vjet nga fillimi i LDBsë E Martë, 09.01.2009, 03:22pm (GMT1) Trupat gjermane në Poloni, 1939.
Sot mbushen 70 vjet nga pushtimi nazist i Polonisë, çka shënon dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në ceremonitë e parapara gjatë ditës në Gdansk do të marrin pjesë dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, e kryeministri rus, Vladimir Putin.
Andrej Jarzervicki, historian, thotë se ushtarët gjermanë hynë në ndërtesën e radios, mbyllën ekipin e radios në bodrum dhe ekzekutuan një të burgosur polak si "provë falso" e sulmit. Presidenti rus, Dimitri Medvedev, së fundi ka kritikuar ata që e interpretojnë LDB-në si "një lloj përballjeje mes sistemeve totalitare". Medvedev, disa javë më parë, në Izrael, deklaroi: "Detyra jonë sot është që histroia e vërtetë të mos shtrembërohet për hir të interesave dhe skenarëve të caktuar politikë. Ne nuk mund të vëmë në dyshim rolin përcaktues të Bashkimit Sovjetik në humbjen e nazizmit apo të vëmë në pikëpyetje tmerret e Holokaustit", tha Medvedev. Nga ana tjetër, në prag të 70 vjetorit të pushtimit nazist të Polonisë, kryeministri rus, Putin, e quajti Marrëveshjen Molotov-Ribentrop si të pamoralshme dhe pranoi masakrën e rreth 22 mijë oficerëve të ushtrisë polake nga Ushtria e Kuqe në vitin 1940 në pyllin Katin. Putini ka kërkuar një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. REL www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |